Lajmet

Letra e bardhë e bitcoin nuk është një togfjalësh, por një kushtetutë

Publikuar , 31 Tetor 2018
0
Një copëz e rëndësishme e shpikjes është se bitcoin është dizajnuar për të frenuar sundimin e masave. Letra e bardhë e bitcoin nuk është një togfjalësh, por një kushtetutë

Bruce Fenton

Letra e bardhë e bitcoin ndryshoi mënyrën sesi paraja funksionon dhe mbase më e rëndësishmja mënyrën sesi ndajmë dhe përcaktojmë vlerën e ideve.

10 vite që nga publikimi i kësaj letre, është mese e qartë se fjalët e Satoshi nuk janë më thjeshtë fjalë.

Ashtu si letra e bardhë e Alan Turing “Inteligjenca dhe Makineria Kompjuterike,” bitcoin ishte i qartë dhe shkencor duke përshkruar me autoritet një ide të re.

Ne e përshkruajmë bitcoinin me një rrjete, nyje, gërmues, HODLer, por në të vërtetë është një ide e përshkruar fillimisht në një letër të bardhë.

Çdo gjë që erdhi më pas, përfshirë edhe kodin, është vazhdim i kësaj ideje. Një letër e bardhë ideale, është një përshkrim objektiv i një ideje. Kuptimet e idesë mund të ndryshojnë, por nëse është e mirë njerëzit do të ruajnë vazhdimësinë e saj.

Koncepti i bitcoin si një ide është bazik por edhe i thjeshtë për tu keqinterpretuar.

Bitcoin ishte një shpikje e re me të cilën mund të bëheshin gjëra të pamundura më parë. Bota nuk funksionon në të njëjtën mënyrë siç bënte përpara ekzistencës së bitcoin dhe idesë së tij.

Njerëzit mund të thonë se një ide është e keqe nisur nga adoptimi dhe aplikimi. Debatet rreth kësaj teknologjie gëlojnë edhe sot, por të gjithë pranojnë se është një ide dhe ide e re.

Deri më sot bitcoin ka provuar se funksionon. Funksionon në një mënyrë ndryshe nga sa jemi mësuar dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Ata që kritikojnë pa e njohur teknologjinë nuk kanë kuptuar diçka se është një ide e re që i bën gjëra ndryshe.

Gjëja e quajtur qeverisje

Pasi të kemi një bazë rreth idesë mund të fillojnë të punojmë me të. Në ditët e para të bitcoin i gjithë fokusi ishte tek ekonomia. Me kalimin e kohës interpretimet ndryshuan së bashku me opsionet.

LEXO EDHE:  Telekom Albania 400 milionë euro dividend nga fitimet e saj për aksionerët e Cosmote

Letrat e bardha si ajo e bitcoin bashkojnë njerëzit rreth një ideje të përbashkët dhe ofrojnë udhëzimet për njerëzit që do të punojnë me të në të ardhmen.

Të interesuarit rreth një ide si bitcoin që kanë mendim tjetër për drejtimin e vërtetë që duhet të marrë projekti ata mund të zgjedhin disa opsione:

  • Të interpretojnë tekstet origjinale
  • Të adaptojnë tekstet ose ta mbajnë fikse si një kushtetutë
  • Të adaptojnë tekstet, ti ndryshojnë dhe ti interpretojnë ndryshe
  • Ta hedhin tutje dhe të propozojnë diçka më të mirë

Idetë në fillim janë të gjitha të centralizuara. Ditën e parë askush nuk del kundër saj dhe kuptimit që bart. Krijuesit e idesë mund të jenë shumë të qartë dhe të gjithë mund ta kuptojnë.

Ky moment ku shfaqet një autoritet i centralizuar është me shumë rëndësi. Por ndërsa bitcoin adaptohet dhe rritet, mosmarrëveshjet e para filluan.

Ndërtimi i një pylli

Bitcoin është njëlloj si të ndërtosh një pyll: një ide e nisur nga dikush është si një farë e mbjellë në tokë. Në rastin e bitcoin është një letër e bardhë dhe ai që e mbolli ishte Satoshi Nakamoto.

Më pas njerëzit vinë dhe e ujitin këtë farë (zhvilluesit e hershëm.) Më shumë njerëz bashkohen si zhvillues, kompani dhe individë që e mbështetin. Njerëzit më pas marrin nga kjo pemë dhe mbjellin farat e tyre.

Disa janë kopje identike, disa përdorin të njëjtën farë, disa klone. Disa ndryshohen, disa vdesin.

Kështu një grup njerëzish mbjellin më shumë fara, i ujitin, i ushqejnë dhe ndërtojnë një pyll. Por në fazat e ardhshme situata komplikohet. Ndërsa sistemi rritet fillojnë edhe mosmarrëveshjet.

Është e pamundur që mos të ketë ndarje, shkëputje, fragmentime. Por ndërsa njerëz të ndryshëm kanë mendime të ndryshme, rrjeti i bitcoin zgjerohet me pjesëmarrës të ndryshëm dhe objektiva të ndryshme. Shumë prej tyre mund të mos jenë dakord me mënyrën se bitcoin evoluon.

LEXO EDHE:  Vazhdon masakra e monedhave kriptografike, Bitcoin bie nën 4,000 dollarë

Por të gjithë kanë një qëllimi, që rrjeti të funksionojë. Nëse ka dhënë rezultat dhe është i sigurtë, njerëzit do të vazhdojnë ta përdorin.

Të votosh me softuer

Një copëz e rëndësishme e shpikjes është se bitcoin është dizajnuar për të frenuar sundimin e masave.

Përpjekjet e së kaluarës në skenën globale të politikës kanë synuar të luftojnë kontrollimin e turmave. Në botën e kryptove turmat mund të zgjedhin fatin e tyre.

Njerëzit që janë dakord me rregulla të caktuara mund të marrin pjesë në një rrjet.

Turma nuk ka forcën për ti kundërshtuar ata. Ata mund të bëhen pjesë e zinxhirit. Efekti i vetëm i individëve të tjerë mbi ju është nëse zgjedhin të zhvendosen diku tjetër për të ndërtuar diçka të re.

Me çdo ide, grupacione janë krijuar për mënyrën e intepretimit.

Në rastin e bitcoin secili grup mund të zgjedhë kodin që preferon dhe rregullat që dëshiron.

Njerëzit janë të lirë të zgjedhin intepretimin e tyre personal të asaj çfarë letra e bardhë nënkupton.

Suksesi dhe popullariteti i bitcoin hedh themelet e një sistemi të ri qeverisjeje. Kjo mund të ndikojnë tregtinë por edhe aspekte të tjera të jetës.

Sot njerëzit janë të shqetësuar për centralizimin e kontrollit mbi bitcoin nga zhvillues dhe kompani të fuqishme. Njerëzit kanë kontroll mbi një projekt vetëm nëse kontrollojnë konsensusin.

Dhe kjo nxjerr në pah vlerën e projekteve të decentralizuara dhe me burim të hapur, një pikë e fortë e bitcoin.

Kur përdorni softuerin e bitcoin ju bini dakord me një rregullore që nuk ndikohet nga turma. Me kalimin e kohës sistemi ju lejon të adaptoni ndryshimet dhe rregullat që preferoni.

Çfarëdo që vjen më pas, letra e bardhë është themeli i çdo gjëje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përditësohet blockchaini i Ethereum, reduktohet shpërblimi për gërmuesit

Lajmet e fundit>