Konglomerati Japonez SoftBank është pranë shitjes së kompanisë Britanike të dizajnimit të çipeve ARM tek Nvidia për një çmim prej 40 miliardë dollarë raportuan Wall Street Journal dhe agjencia e lajmeve Reuters.
Marrëveshja do të krijonte një superfuqi të re me të cilën Intel duhet të përballet dhe ka gjasa që të arrihet javën e ardhshme.
ARM është kompania e cila dizajnon thuajse çdo çip që gjendet sot në telefonat dhe tabletët tanë prodhuar nga kompani si Qualcomm, Apple, Samsung por edhe Intel.
Shitja e kompanisë do të ishte një lajm i mirë për konkurrencën në këtë industri ku Intel ka shijuar dominim prej disa dekadash që për momentin po kërcënohet edhe nga AMD.
Sakaq Nvidia njihet për prodhimin e çipeve grafike ndërsa kohët e fundit është përfshirë edhe në inteligjencën artificiale.
Nëse Nvidia e blen do të ketë një zhbalancim të ri fuqish në industrinë e çipeve duke siguruar akses në arkitekturën më popullore të procesorëve mobilë.
SoftBank bleu ARM në 2016-ën për 32 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian