Lajmet

Lëvizja e fundit e Google mund të ndryshojë një industri të tërë

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Mars 2021
Gjiganti i teknologjisë është një prej shitësve më të mëdhenj të reklamave online në mbarë botën dhe gjithashtu ka shfletuesin më popullor në botë Chrome. Lëvizja e fundit e Google mund të ndryshojë një industri të tërë

Google ka premtuar se nuk do të zhvillojë mënyra të reja për gjurmimin e përdoruesve individualë për qëllime reklamimi ndërsa ka vendosur të largohet nga metoda e aplikuar deri më sot.

Gjiganti i teknologjisë është një prej shitësve më të mëdhenj të reklamave online në mbarë botën dhe gjithashtu ka shfletuesin më popullor në botë Chrome.

Tani ka vendosur të ndjekë shembullin e shfletuesve të tjerë duke eliminuar gjurmimin nga cookie të palëve të treta.

Çfarë është një cookie?

Cookie janë pjesë të vogla informacione të përkohshëm rreth asaj çfarë një përdorues po bën në një uebsajte dhe janë një komponent shumë i rëndësishëm i internetit modern.

Për shembull ato mund të mbajnë mend gjëra siç shporta e një dyqani online apo nëse një përdorues është i kyçur apo jo.

Por cookie nga palë të treta mund të përdoren për të ndjekur një përdorues nga një uebsajt tek tjetri për mësuar nëse po kërkoni për një lloj produkti si këpucë apo veshje dhe ti reklamojë ato diku tjetër.

Këto janë cookie-t që Google ka vendosur të mos i lejojë më duke ndjekur shembullin e Mozilla Firefox dhe Apple Safari.

Disa kritikë e kanë konsideruar lëvizjen e fundit të Google si përpjekje për të bllokuar rivalët nga ndërtimi i katalogjeve të reklamimit ndërsa Google nuk do të pengohet vetë nga kjo.

Largimi nga ky lloj gjurmimi është paralajmëruar me kohë përballë masave të shtrënguara nga autoritetet rregullatore dhe ato të mbrojtjes së privatësisë.

Po ndalimi i gjurmimit nga cookie-t nuk parandalon reklamimin e personalizuar sepse industria ka gjetur mënyra kreative për rezultate të njëjta.

I ashtuquajturi gjurma dixhitale përdor një sasi të madhe të dhënash si lloji i telefonit apo kompjuterit, versioni i shfletuesit, gjuha, adresa IP e madje çfarë lloj fonti ke të instaluar për të identifikuar përdoruesit.

LEXO EDHE:  Arsyeja pse Microsoft Edge mund të bëhet shfletuesi juaj i preferuar

Reklamuesi nuk e di emrin e përdoruesit por mund të ndjekë gjurmën e tij unike dixhitale në ueb. /PCWorld Albanian