Harduer

Lëvizja e fundit e Samsung do ti bëjë smartfonët shumë më të shpejtë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Mars 2020
0
Shpejtësitë mesatare të leximit dhe shkrimi gjithashtu janë përmirësuar në 100,000 IOPS dhe 70,000 IOPS respektivisht. Lëvizja e fundit e Samsung do ti bëjë smartfonët shumë më të shpejtë

Samsung ka filluar prodhimin në masë të çipeve 512GB bazuar në standardin e ri eUFS 3.1. Këto çipe aktualisht përdoren në linjën Galaxy S20 dhe nuk do të kalojë shumë kohë përpara se ti shohim edhe në modele të markave të tjera.

Ky lajm është i rëndësishëm sepse smartfonët do të bëhen dukshëm më të shpejtë. Çipet e reja kanë një shpejtësi shkrimi dhe leximi prej 2100 MB/s dhe 1200 MB/s respektivisht, ose afro tre herë më shumë sesa çipet eUFS 3.0.

Shpejtësitë mesatare të leximit dhe shkrimit gjithashtu janë përmirësuar në 100,000 IOPS dhe 70,000 IOPS respektivisht. Por çfarë do të thotë kjo në praktikë? Sipas Samsung çipet mund të ruajnë video 8K pa asnjë ndërprerje ndërsa 100GB sasi të dhënash mund të transferohen në vetëm 90 sekonda.

Samsung thotë se është duke punuar edhe në kapacitetet 256GB dhe 128GB për këtë standard por që do të debutojnë drejt fundit të vitit. Kjo do të thotë se pavarësisht nëse nuk blini modelin më të shtrenjtë, smartfoni juaj ende mund të bëhet më i shpejtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung ka gënjyer konsumatorët për telefonët rezistentë ndaj ujit

Tags >

samsung