Lajmet

Lëvizja e Google mund të acarojë përdoruesit e Google Photos

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Nëntor 2020
Pas datës 1 Qershor duhet të bëheni gati të paguani nëse fotot kalojnë limitin e hapësirës prej 15GB që përmban një llogari falas e Google. Lëvizja e Google mund të acarojë përdoruesit e Google Photos

Nga data 1 Qershor 2021 Google do të ndryshojë politika e hapësirës për llogaritë falas. Nëse keni një llogari pa pagesë dhe përdorni Google Photos mund të ngarkonit foto pa limit në rezolucion të reduktuar.

Pas datës 1 Qershor duhet të bëheni gati të paguani nëse fotot kalojnë limitin e hapësirës prej 15GB që përmban një llogari falas e Google.

Në të vërtetë janë tre shërbime Gmail, Drive dhe Photos që shfrytëzojnë këtë hapësirë prej 15GB pa përmendur Docs, Sheets, Slides, Drawings, Forms dhe Jambord.

Këto të fundit zënë më pak hapësirë por virtualisht çdo gjë që ngarkoni do të shkojë në hapësirën 15GB. Më përpara nëse fotot ishin nën rezolucionin 16MP mund ti ngarkonit pa limit pa humbur cilësinë.

Por pas Qershorit çdo foto dhe video e ngarkuar në cilësi të lartë do të shkojë në dëm të limitit tuaj. Google argumenton se 80% e përdoruesve duhet të paktën 3 vite për të arritur këtë limit.

Lajmi i mirë është se fotot e ngarkuara përpara datës 1 Qershor nuk do të llogariten si pjesë e limitit 15GB. E nëse keni një telefon Google Pixel, limiti nuk do të aplikohet.

Çdo ditë njerëzit ngarkojnë 4.3 milionë GB në Gmail, Drive dhe Photos dhe kjo siduket ka një kosto të madhe për Google. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara shpëton Google nga një katastrofë multi-miliardë dollarëshe