Lajmet

Lëvizja e Google që mund të ndryshojë industrinë e reklamimit

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Mars 2021
Funksioni aktualisht po testohet vetëm për disa përdorues në SHBA por ekspertët thonë se do një lëvizje e tillë do të ndryshojë plotësisht industrinë e reklamimit. Lëvizja e Google që mund të ndryshojë industrinë e reklamimit

YouTube do të identifikojë sendet e paraqitura nëpër video dhe të gjenerojë një listë produktesh për përdoruesit që dëshirojnë të blejnë.

Sugjerimet automatike do të shfaqen ndërsa shikuesit shfletojnë në platformë. Teknologjia lejon përdoruesit të identifikojnë produkte të cilat shfaqen në video dhe të kërkojnë përmbajtje të ngjashme nga video sajti.

Funksioni aktualisht po testohet vetëm për disa përdorues në SHBA por ekspertët thonë se do një lëvizje e tillë do të ndryshojë plotësisht industrinë e reklamimit.

Përshembull në një video “top 10 smartphones 2020” shikuesit do të vërejnë një ikonë e cila duke u klikuar çon tek modelet e telefonëve për tu blerë.

Në të vërtetë testimet për këtë veçori kanë nisur që në Prill të vitit të kaluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google do ti paguajë publikuesit në disa vende Evropiane