Lajmet

Lëvizja e Samsung do ti bëjë telefonët me palosje me kosto të përballueshme

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Gusht 2020
Çmimi i saktë nuk dihet por duke qenë se Z Flip kushton 1,300 dollarë, presim që modeli me kosto të përballueshme të jetë nën 1,000 dollarë. Lëvizja e Samsung do ti bëjë telefonët me palosje me kosto të përballueshme

Samsung vijon të jetë në krye të lëvizjes për të rritur adoptimin e telefonëve me ekrane që palosen dhe është pranë debutimit të modelit të tretë muajin e ardhshëm.

Ndërsa telefoni ka ngjallur kureshtje, është një tjetër model me ekran që paloset i cili do të tërheqë me të vërtetë vëmendjen e pjesës më të madhe të njerëzve.

Samsung është kompania e cila ka shënuar avancimet më të mëdha në këtë fushë duke rritur optimizmin megjithatë këta smartfonë mbeten të kushtueshëm duke tejkaluar 1,000 dollarët.

Një raport i ri nga SamMobile sugjeron se Samsung është duke punuar në një smartfon me ekran që paloset dhe me kosto të përballueshme. Emri i koduar SM-F415 dhe germa F tregon se ka për të qenë një smartfon me ekran me palosje.

Ai do të jetë pjesë e linjës Galaxy Z dhe emri final i produktit nuk u specifikua. Raporti gjithashtu thotë se do të vijë në dy konfigurime, 64GB dhe 128GB me dizajn të ngjashëm me Galaxy Z Flip që paloset në formë guacke.

Çmimi i saktë nuk dihet por duke qenë se Z Flip kushton 1,300 dollarë, presim që modeli me kosto të përballueshme të jetë nën 1,000 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Studiuesit Kinezë zbulojnë materialin transparent më të fortë në botë