Lajmet

Leximi i lajmeve, Flipboard për Android mbështet tani edhe tabletët

Publikuar , 21 Dhjetor 2012
0
Leximi i lajmeve, Flipboard për Android mbështet tani edhe tabletët

flipboard AndroidFlipboard, aplikacioni i njohur për leximin e lajmeve me dizajnin e tij për shfaqjen e përmbajtjes në fillim ishte vetëm për pajisjet iOS, kurse prej kësaj vere edhe në ato Android.

Megjithatë, mbështetja për Android ishte vetëm për pajisjet smartfonë, ndërsa tabletët ishin harruar.

Përdoruesit duhej të instalonin vet datotekën .apk, por shfaqja e shtrirë e versionit smartfon nuk shfaqej mirë në ekranët e mëdhenj.

Nga Flipboard arriti lajmi se mbështetja për tabletët Android më në fund është futur, kështu që aplikacionin në tabletin tuaj tashmë mund ta shkarkoni nga dyqani Google Play. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kush janë aplikacionet më popullore në Google Play për 2019

Lajmet e fundit>