Softuer

LG App Store, dyqani i radhës me aplikacione

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
LG App Store, dyqani i radhës me aplikacione

LG ka theksuar se aplikacionet në kuadër të dyqanit të tyre do të jenë të dedikuara edhe për celularë të zakonshëm, e natyrisht edhe për bashkësinë tjetër të celularëve të mençur.

Në ditën e lansimit janë shtuar rreth 3.000 aplikacione, të cilat fokusim kryesor kanë platformën Windows Mobile, e më pas do të shtohen edhe aplikacione të Android, të cilat sipas tyre do të arrijnë para fundit të këtij viti.

Sipas LG deri në fund të vitit 2010 pritet të shtohen edhe 1.000 aplikacione tjera në dyqanin e tyre online të aplikacioneve. Për sa i përket shërbimit ai tani është online dhe ofrohet në 23 shtete, kurse gjatë muajve në vazhdim do të prezantohet edhe në 10 shtete tjera.

LEXO EDHE:  Lightroom rikthehet në Mac App Store

Lajmet e fundit>