Lajmet

LG dhe Mercedez Benz bashkëpunim për ndërtimin e një sistemi që do të përdoret në makinat autonome

Publikuar , 26 Dhjetor 2014
0
LG dhe Mercedez Benz bashkëpunim për ndërtimin e një sistemi që do të përdoret në makinat autonome

mercedesLG dhe Mercedez Benz kanë vendosur mes tyre një partneritet i cili pritet të ndriçojë të ardhmen e makinave inteligjente. Kompania koreane deklaroi se kjo dyshe po punon në ndërtimin e një sistemi kamerash të gjeneratës së re, që do të ndihmojë kompjuterët dhe algoritmat në lehtësimin e disa aspekteve të eksperiencës së drejtimit të një automjeti.

LG pohoi për The Verge se sistemet e saj inteligjente do të përdoren në makinat Mercedez Benz të së ardhmes. Ky bashkëpunim do të bazohet në produktet e atij që quhet ‘ADAS’ (Advanced Drive Assistance System) i kompanisë LG. Ky sistem do të përfshijë kamerat që njoftojnë kur makina ka ndryshuar korsi, që njohin sinjalet rrugore dhe kontrollojnë shëndetin e shoferit duke ofruar kështu atë që do të njihet si 6D Vizion Technology. Madje do të ketë dhe një bashkëveprim mes teknologjisë mobile të LG dhe sistemit që do të përdoret në makina.

Ky nuk është bashkpunimi i parë mes kompanive teknologjike për zhvillimin dhe ndërtimin e makinave autonome. Pak ditë më parë dhe Google prezantoi makinën e saj autonome ndërsa Apple ofron sistemin CarPlay i cili integrohet me pajisjet iOS për dëgjimin e muzikës apo shikimin e videove në makinë. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”fWEEc8H9Qug”]

LEXO EDHE:  Dy kompani premtojnë telefonët e parë 5G muajin e ardhshëm

Tags >

LG
Lajmet e fundit>