Harduer

LG dhe Verizon lançojnë smartfonin RED G3

Publikuar , 04 Dhjetor 2014
0
LG dhe Verizon lançojnë smartfonin RED G3

red-g3Më datë 1 dhjetor ishte kompania Apple ajo e cila duke qenë se ishte dita botërore e AIDS ndryshoi logon e saj në dyqane duke e kthyer atë nga të bardhë në të kuqe, thjesht në mënyrë sensibilizimi.

Por kjo kompani nuk ishte e vetmja që bëri diçka për ditën botërore të AIDS. Verizon dhe LG janë bërë partnerë në një version të ri të smartfonit G3 me ngjyrë të kuqe i cili është në pamje njësoj me versionin me ngjyrë të bardhë e të zezë.

Ai ka një ekran 5.5 inç, kamerë të pasme 13 MP, si dhe version Lollipop në Android 4.4. Smartfoni G3 i kuq është i disponueshëm dhe nëse blihet me kontratë 2 vjeçare ofrohet falas, kurse nëse blihet vetëm smartfoni pa kontratë kushton 599.99 dollarë. Gjithashtu Verizon ka rezervuar edhe një ofertë me anë të së cilës ju mund ta paguani me këste prej 24.99 dollarë në muaj. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  Më 1 Korrik hiqen tarifat roaming mes vendeve të Ballkanit

Lajmet e fundit>