Harduer

LG do të lançojë një monitor të lakuar 34-inç të ndërtuar posaçërisht për lojëra

Publikuar , 31 Dhjetor 2014
0
LG do të lançojë një monitor të lakuar 34-inç të ndërtuar posaçërisht për lojëra

LGNë eventin e CES 2015 do të prezantohen disa ekrane të lakuar, duke filluar që nga televizorë e deri tek monitorët e kompjuterit. LG ka lajmëruar se do të lançojë një monitor të lakuar 34-inç UltraWide i dizenjuar për lojëra. Ai ofron mbështetje për AMD Free Sync dhe falë aspektit ratio 21:9 në të ju do mund të shihni edhe detajet më të vogla në ekran.

LG e ka cilësuar këtë si ekranin më të mirë të prodhuar ndonjëherë i cili premton kualitet super të lartë ngjyrash falë panelit UltraWide IPS dhe 178 gradëve të këndeve të ndryshëm. Në të njëjtën kohë do të lançohet dhe një version i sheshtë i këtij modeli. Ai quhet UM67 dhe përmban të njëjtën teknologji FreeSync e rezolucion 21:9. Por qëllimi i LG nuk është të krijojë një ekran vetëm për ata të pasionuarit pas video-lojrave.

Të dy këto pajisje mund të përdoren fare mirë dhe së bashku nga biznese të ndryshme duke ju dhënë një pamje më të gjerë. Por ju mund të kombinoni dhe katër prej tyre për tu ndjerë si në një kinema të vërtetë. Pra shikoni ca mundësi ju ofron një pajisje e tillë. Kompania akoma nuk ka dhënë detaje rreth çmimit të këtyre monitorëve apo datës së lançimit, por javën që vjen do të kemi më shumë informacion për këtë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ushtria Kineze ka zhvilluar një sistem operativ për të zëvendësuar Windows

Tags >

LG
Lajmet e fundit>