Harduer

LG do të lançojë smartfonin me Firefox dhe disa pajisje të tjera gjatë 2014-s

Publikuar , 22 Gusht 2013
0
LG do të lançojë smartfonin me Firefox dhe disa pajisje të tjera gjatë 2014-s

LG

LG do të lançojë smartfonin e saj të parë që punon me sistemin operativ Firefox gjatë tremujorit të parë të 2014-s, duke u ndjekur nga lançimi i një ore inteligjente dhe një pajisje me Android gjatë vazhdimit të vitit.

Dimitar Valev, një menaxher shitjesh dhe marketingu për LG në Bullgari, konfirmoi për lançimin e pajisjeve gjatë një interviste.

Ai gjithashtu duke komentuar mbi telefonin LG GD910 tha se tregu nuk ishte gati për këtë pajisje në vitin 2009 dhe prandaj do të rivijë një pajisje e ngjashme gjatë 2014-s, fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LG gjithashtu aprovoi edhe suportin e saj mbi platformën e Mozilla-s, sistemin operativ Firefox në Kongresin Ndërkombëtar Mobil në shkurt të këtij viti. Dimitar tha gjithashtu se me shumë mundësi pritet të vij në fillim të 2014-s ndjekur nga një pajisje me Android që madje është më e madhe se Optimus View dhe Optimus G Pro. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Portat dhe butonët për këtë telefon koncept janë të panevojshëm

Tags >

LG
Lajmet e fundit>