Lajmet

LG Electronics fiton 15 shpërblime CES 2010 Inovations Awards

Publikuar , 02 Shkurt 2010
0
LG Electronics fiton 15 shpërblime CES 2010 Inovations Awards

Consumer Electronics Association (CEA), organizatori i panairit të elektronikës harxhuese Consumer Electronics Show (CES) të mbajtur në fillim të janarit në Las Vegas, SHBA, i ka dhënë një mirënjohje kompanisë LG për dizajn dhe teknologji më të përkyrer , duke i ndarë asaj 15 shpërblime prestigjioze 2010 International CES® Innovations Awards. Këtu përfshihet edhe shpërblimi „Best of“ në kategorinë Online audio/video përmbajtja.

LG telefonat celularë, aparatet shtëpiake, zgjidhjet afariste dhe elektronika shtëpiake janë shpërblyer me mirënjohje në nëntë kategori të larta-konkurruese: Eko dizajni dhe teknologjia e qëndrueshme, Video displejët, Online Audio/Video përmbajtja, Video komponentet, Audio komponentet, Rrjeti shtëpiak, Audio High-Performansat, Aparatet shtëpiake dhe Aparatet pa tela.

 „Më shumë se 100 shpërblime CES Innovations Awards për vetëm shtatë vite, vërtetojnë se LG është lider në inovacione, performansa të larta dhe dizajn,“ ka deklaruar Peter Reiner, nënkryetar i lartë për marketing në LG Electronics SHBA. „Kjo mirënjohje e industrisë pasqyron përkushtimin tonë për t’iu ofruar shfrytëzuesve diçka më të mirë, duke kombinuar karakteristikat intelegjnte dhe funksionalitetin intuitiv me dizajnin elegant dhe modern.“
     
Laureatët e LG-së për shpërblimet e 2010 përfshijnë LCD, LED televizorët plazma HD, Disqet plejer Blu-ray në rrjet dhe sistemet e kinemave shtëpiake, telefonat celularë, aparatet shtëpiake dhe memoriet eksterne lidhëse. Inovacionet, të cilat i ka veçuar posaçërisht juria përfshijnë sistemin  e LG –së NetCast Entertainment Acces™ për video përmbajtje në internet dhe teknologjinë e LG-së Full LED Slim backlight LCD.

CES Innovations shpërblimet ndahen në nivel vjetor nga ana e panelit të dizajnerëve eminent nga radhët e industrisë, inxhinierëve dhe gazetarët, të cilët i vlerësojnë prodhimet e kandiduara në bazë të kritereve siç janë vlera shfrytëzuese, estetika, dizajni inovativ, kualiteti dhe kontributi kualitetit jetësor .
Mirënjohjet CES Innovations Awards, të sponsoruara nga ana e Asociacionit për elektronikë harxhuese (CEA) dhe të përkrahura nga ana e Shoqatës së Dizajnerëve industrial të Amerikës (Industrial Designers Society of America), theksojnë përparimet në projektimin teknologjik dhe inxhinieringun e prodhimeve.

LEXO EDHE:  "Deepfake" po bëhen më të lehta për tu krijuar

LG fituesit e shpërblimeve të 2010 International CES janë:

Eko-dizajni dhe   teknologjia e qëndrueshme
•    klasa 47-inçësh * LG INFINIA LE8500 Full LED Slim LCD HDTV (47LE8500)

Video displejët

•    klasa 47-inçësh* LG INFINIA LE8500 Full LED Slim LCD HDTV (47LE8500)
•    klasa 47-inçësh* LG INFINIA Full LED Slim LCD HDTV (47LE9500)

Online audio/video përmbajtja
• klasa 47-inçësh    * LG INFINIA Full LED Slim LCD HDTV (47LE9500)
•    * klasa 47-inçësh LG INFINIA Wireless-ready LED Plus LCD HDTV (47LE7500)
•    Wi-Fi Network Blu-ray Disc plejer me bibliotekë mediale (BD590)

Video komponentet
•    klasa 60-inçësh* plazma HDTV (60PK550) me kornizë të hollë
•    Wi-Fi Network Blu-ray Disc plejer me bibliotekë mediale (BD590)

Audio komponentet
•    Blu-ray kinemaja shtëpiake (LHB335)
Rrjeti shtëpiak
•    Wireless Network Blu-ray Disc plejer (BD570)
•    Network Attached Storage (N2B1)

High Performance Audio
•    sistemi Wireless Home Theater (HB994PK)

Aparatet shtëpiake
•    thithësja vertikale pa qese  – Bag-less Vacuum Cleaner (VF7911CW)
•    Frigoriferi me katër dyer me ngrirës në pjesën e poshtme- Bottom Freezer Refrigerator (LMX28994ST)
Telefonat celularë
•    LG eXpo (GW 820)

Lajmet e fundit>