Lajmet

LG Electronics shpall të hyrat më të larta për tremujorin e katërt në historinë e tij

Publikuar , 10 Shkurt 2010
0
LG Electronics shpall të hyrat më të larta për tremujorin e katërt në historinë e tij

Kompania LG Electronics, Inc. (LG) ka shpallur të hyra dhe fitime operative rekorde në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, gjë që tregon në strategjinë e suksesëshme të rritjes dhe konkurencën e kompanisë gjatë kohës së recesionit global aktual. Rezultatet për tërë vitin e kaluar, gjithashtu shënojnë rritje të fuqishme dhe fitime operative rekorde në krahasim me vitin 2008.

Shitjet dhe fitimet tremujore rekorde janë shënuar në tre muajt e fundit të vitit 2009, duke përfshirë 30 dhjetorin. Në krahasim me vitin e kaluar, shitja në nivel global (duke kyçur edhe LG filialet ndërkombëtare) është rritur për 6,8 përqind, në gjithësej 14,3 trilionë won-ë korean (KRW) (12,2 miliardë dollarë amerikan). Fitimet operative janë rritur për 446,7 miliardë won-ë (382 milionë dollarë amerikan), me çka është realizuar dobi prej 3,1%, çka është për 2,3%  më shumë se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Në kuadër të kompanisë LG Electronics, Inc. punojnë pesë kompani, ato janë Home Entertainment Company, Mobile Comunnications Company, Home Appliance Company, Air Conditioning Company dhe Business Solutions Company. Dy kompani, të cilat kanë shënuar rritje më të madhe janë Home Appliance Company, e cila ka realizuar të hyra nga shitja në vlerë prej 2,5 trilionë won-ë (2,1 miliardë dollarë amerikan) dhe Home Entertainment Company, e cila në tremujorin e katërt ka realizuar rritje në shitje nga 18%, të vlerës së përgjithëshme prej 5,9 trilionë won-ë (5,0 miliardë dollarë amerikan). Sasia e përgjithëshme e njësive të shitura flat panel televizorë është rritur për 52 përqind në krahasim me vitin e kaluar, nga 4,3 milionë në gjithësej 6,6 milionë njësi.

LEXO EDHE:  Britania nuk dëshiron të bllokojë pajisjet e rrjeteve 5G të Huawei

Kompanitë Mobile Communications, Air Conditioning Company dhe Business Solutions Company gjithashtu kanë shënuar rezultate të shkëlqyeshme, e gjithë kjo duke iu falënderuar konkurencës së çmimeve, nivelit më të lartë të shitjes në tregjet e reja, si dhe procesit të zvoglimit të përhershëm të shpenzimeve në krahasim me vitin e kaluar.

Në vitin 2010, pritet rritje e kërkesave në treg si rezultat i daljes globale nga kriza ekonomike. LG Electronics në nivel botëror pret rritje të shitjes edhe atë para së gjithash shitjen e LCD televizorëve në tregun e SHBA-së. LG kompania e ngarkuar për komunikime mobile synon rritjen e shitjes  për 19 përqind të pajisjeve, duke u fokusuar në smartphone segmentin, i cili është në ekspansion të madh dhe diferencimin e përmbajtjes dhe shërbimeve. Iniciatorët e afarizmit të ardhëshëm dhe rritjes së të hyrave do të jenë edhe qelizat solare, LED ndriçimi dhe zgjidhjet e reja për industrinë automobilistike dhe harxhuesit komercial.

Lajmet e fundit>