Analiza

LG është prodhuesi i pajisjeve Android me rritjen më të shpejtë në SHBA

Publikuar , 06 Prill 2014
0
LG është prodhuesi i pajisjeve Android me rritjen më të shpejtë në SHBA

LG-is-the-fastest-growing-Android-manufacturer-in-the-U.S.-states-reportNjë raport i ri që vjen nga Kantar Worldpanel ComTech, tregon se Android po përhapet fuqimisht në tregun amerikan të smartfonëve. Lëshimi i iPhone 5S dhe iPhone 5C shtatorin e vitit të kaluar bëri të mundur rritjen e pjesës së tregut të platformës iOS, tashmë dhe Android përsëri ka fituar atë vrullin e mëparshëm.

Statistikat më të fundit tregojnë sesi projekti me kod të hapur i Google ka shtuar 3.9 % pikë në pjesën e saj të tregut që nga rënia që pati fundin e vitit 2013 në SHBA. Në mes të prodhuesve të pajisjeve Android, asnjë nuk ka fituar pikë nga pjesa e tregut në SHBA më shumë sesa LG-ja. Prodhuesi Korean tashmë është i treti në SHBA me një pjesë tregut prej 8 %. LG-ja tashmë është duke ecur në gjurmët e Apple dhe Samsung në tregun amerikan të smartfonëve.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur LG-ja varej nga modelet e saj të parametrave të ulët dhe mesatarë, tashmë smartfoni LG G2 i parametrave të lartë udhëheq rrugëtimin e LG-së. Sipas Kantar, LG G2 konkurron me iPhone 5S dhe Samsung Galaxy Note 3 përsa i përket pikëve të rekomandimit nga përdoruesit duke marrë 9.2 nga 10 pikë të mundshme. iPhone 5S mori 9.1 nga 10 pikë dhe Galaxy Note 3 shënoi 9 pikë.

Smartfoni LG G3 pritet të jetë një lëshim “përbindëshi” nga fundi i këtij viti për kompaninë LG. Thuhet se smartfoni do të ketë një ekran 5.5 inç me rezolucion 1440 x 2560 si dhe mendohet të jetë rezistent ndaj ujit dhe rërës. Nëse LG-ja sjell të mira me këtë smartfon me patjetër që do të vazhdojë të fitojë edhe më shumë pikë në tregun amerikan të smartfonëve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  WhatsApp, së shpejti mund të shtoni miq duke skanuar një kod QR

Tags >

androidLG
Lajmet e fundit>