Harduer

LG gati për të filluar prodhimin e ekranit të parë të përkulshëm për smartfonë

Publikuar , 08 Tetor 2013
0
LG gati për të filluar prodhimin e ekranit të parë të përkulshëm për smartfonë

G-FlexLG sapo ka bërë një hap përpara rivalit Samsung në “garën” që ka nisur mes ky kompanive mbi ekranet e përkulura.

Kompania është shprehur së fundmi se do të fillojë prodhimin e gjerë për ekranin e parë OLED në botë i cili është i përkulshëm.

Përveç prodhimit të pjesëve, The Next Web raporton se LG po punon për një pajisje të përkulshme e cila njihet me emrin G Flex.

Ajo pritet të vijë në fund të këtij viti. Telefoni do të ketë një ekran plastik OLED i cili do t’i rrisë jetëgjatësinë dhe qendrueshmërinë. Imazhi është pjesë e një dokumenti të dërguar për patentë në zyrat koreane lidhur me këtë koncept.

Nga ana tjetër, Samsung i ka zbuluar planet e veta në muajin shtator, kur deklaroi se do të lançonte një smartfon me ekran të përkulshëm në Kore ndoshta këtë muaj. Pajisja nuk ka ende një emër të deklaruar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Flagshipi i LG-së vjen me sistem audio revolucionare

Tags >

LG
Lajmet e fundit>