Harduer

LG lançon smartfonin LG G Pro Lite

Publikuar , 11 Tetor 2013
0
LG lançon smartfonin LG G Pro Lite

LGGProLiteKompania LG ka lançuar LG G Pro Lite, smartfonin më të fundit të saj që i hyri tregut të pajisjeve me një nivel mesatar.

Ai ka një ekran 5.5 inç me rezolucion 960×540 dhe një bateri 3.140 miliamp. Specifika të tjera përfshijnë një procesor me dy bërthama 1 Ghz, një RAM 1GB, 8Gb hapësirë shtesë ruajtëse, dhe një kamera nga mbrapa 8 megapixel, me një kamera ballore 1.3 megapixel.

Pajisja punon me Android 4.1.2, dhe me një version të vjetër të Jelly Bean që ka një vit që nuk është më i disponueshëm.

Karakteristika të tjera përfshijnë suport për dy karta numrash, një altoparlant dhe një stilolaps, pajisja është prodhuar për tu tregtuar në tregjet jo amerikane. LG G Pro Lite, ka përmasa 5.9 x 3 x 0.37 inç dhe peshon 161 gram, vjen në ngjyrat e zezë edhe e bardhë.

Do të jetë i disponueshëm në Azi, Rusi, Kinë, Indi, Lindjen e Mesme. Data ekzakte e tregtimit nuk është bërë publike. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Çfarë kanë rezervuar emrat e mëdhenj për Kongresin Mobil Botëror?

Tags >

LG
Lajmet e fundit>