Harduer

LG nuk ndahet së promovuari televizorët e saj për CES 2012

Publikuar , 29 Dhjetor 2011
0
LG nuk ndahet së promovuari televizorët e saj për CES 2012

Gjërat pritet të ndryshojnë në vitin 2012, pasi që kompania ka bërë të ditur se do të sjellë në treg një Ultra Definition TV me rezoulcion prej 3840 x 2160, e parallel me të do të shfaqet edhe një OLED TV me madhësi 55 inç.

Ai ka të gjitha veçoritë Cinema 3D dhe Smart TV të LG, duke përfshirë edhe përkrahjen për Magic Motion Remote dhe kontroll me zë. Ende nuk ka ndonjë fjal zyrtare mbi atë se kur do të paraqitet në raftet e dyqaneve apo se çfarë çmimi do të ketë, por sigurisht duket se prodhimi veçse është bërë gati dhe krahasuar me prototipet tjera që janë shfaqur nëpër vite, duket se kësaj radhe gjërat janë më serioze.

Gjersa nuk ka ndonjë burim në lidhje me videot përmbajtjet 4K, duket se një prej arsyeve në lidhje me këtë është se LG është duke bërë një kërcim në 3D. Teknologjia e saj 3D shfrytëzon FPR (Film Pattern Retarder) dhe syze passive që shfaq rezultate në rezolucion më të ultë, por këto piksela shtesë nuk ka dyshim nëse shikuesi është duke parë së paku një fotografi HD.

Deri tani 4K është në ofertë nga projectorët e Sony dhe JVC, që kushtojnë tepër shtrenjtë por pritet të shohim nëse do të ketë përditësime në madhësi apo rezolucion.

LEXO EDHE:  Monitori i HP tregon ekranet e dy pajisjeve njëherazi

Tags >

CES
Lajmet e fundit>