Harduer

LG Optimus L9: njoftimi zyrtar

Publikuar , 29 Gusht 2012
0
LG Optimus L9: njoftimi zyrtar

Familja e sivjetme e modeleve të LG-së me çmime të përballueshme (nga seria L) është e pasur edhe me një tjetër.

Me modelet LG Optimus L3, L5 dhe L7 tashmë kemi edhe modelin pak më të madh: LG Optimus L9. Punon me procesor dybërthamësh me fuqi 1 GHz, kurse ekrani 4,7 inç përdor punimin teknologjik IPS-LCD.

Këtu kemi 1 GB RAM, kamerë 5 MP dhe bateri 2150 mAh. Sistemi operativ që do të jetë në këtë pajisje është Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

LG Optimus L9 vjen edhe me softuerin e ri për tastierë virtuale, e cila është tashmë e ridizenjuar për shkruarje më lehtësisht e vetëm me një dorë.

Risi është edhe QTranslator, aplikacion i cili është në gjendje të përkthejë fjalët në 64 gjuhë të ndryshme të botës.

Tani për tani nuk ka ndonjë informacion rreth çmimit dhe se kur do të dalë në shitje.

Në vazhdim po paraqesim specifikimet e përmbajtura në njoftimin zyrtar nga LG:

OS: Android 4.0 Ice Cream Sandwich

Çipet: 1GHz Dual-Core

Ekrani: 4.7-inch IPS Display

Memorie: 1GB DDR2 (RAM) / 4GB e-MMC

Kamera: 5MP rear / VGA front

Bateri: 2,150mAh SiO+

Përmasat: 131.9 x 68.2 x 9.1mm / 125g

Të tjera: DLNA, QMemoTM, QTranslator function, My Style Keyboard function. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kush janë dy telefonët që do të prezantojë LG në fund të Shkurtit

Lajmet e fundit>