Harduer

LG paraqet G Flex, smartfonin e parë “real” në botë që mund të lakohet

Publikuar , 28 Tetor 2013
0
LG paraqet G Flex, smartfonin e parë “real” në botë që mund të lakohet

LG_G_Flex-4_verge_super_widePas një serie të lëshimeve, LG ka lajmëruar hollësitë për smartfonin e vet me ekran që mund të lakohet, G Flex.

Telefoni, që përdor teknologjinë e ekranit OLED për të mundësuar një lakim dramatik në boshtin horizontal, është mes 7.9 dhe 8.7 mm i trashë në pika të ndryshme, peshon 177g dhe ka një paraqitje prej 6 inç me 720p.

Brenda ka një procesor katër-bërthamor 2.26GHz Snapdragon, 2GB RAM, kamerë prej 13 megapiksellësh dhe një bateri prej 3,500 mAh. Ndonëse Samsung mbrojti disa veçori softuerike të dizajnuara për smartfonin e vet Galaxy Round, që ka një paraqitje që lakohen në një bosht tjetër, LG nuk ka bërë shumë hulumtime për përfitimet e mundshme për ndërfaqen e përdoruesit; në vend të kësaj, ndërmarrja e quan G Flex-in “smartfoni i parë “real” i lakuar në botë”, duke thënë që ka ergonomi më të mirë kur bën thirrje telefonike dhe një video përvojë më depërtuese.

G Flex përfshin një veçori për zhbllokim të ekranit me lëkundje, që lëviz sfondin si reagim ndaj lëvizjes së pjerrët dhe prodhon efekte të ndryshme zhbllokuese kur përdoruesi prek pjesë të ndryshme të ekranit. Një veçori tjetër iu mundëson përdoruesve të shtrëngohen nga ekrani i mbyllur për të hapur drejtpërdrejt aplikacione të caktuara multimediale.

Ndoshta më e pazakonshmja, LG thotë që G Flex përdor teknologjinë e “vetë-shërimit” të cilën ndërmarrja e krahason me Wolverine nga X-Men: një film i posaçëm mbrojtës në pjesën e pasme është dizajnuar për t’u liruar nga gërvishtjet në telefon brenda pak minutave.

Ky është një lloj i veçorisë që do të jetë i vështirë për t’u gjykuar pa e parë vetë telefonin, por ata që janë jashtë Koresë Jugore duhet të presin derisa të ju vijë telefoni në duar –G Flex është duke ardhur tek tre bartës madhorë në vendlindjen e LG-së muajin e ardhshëm, nuk ka ndonjë hollësi për ndonjë lëshim ndërkombëtar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  LG lançoi variantin "low-cost" të flagshipit G7 ThinQ

LG_G_Flex-2_verge_super_wide

Tags >

G FlexLG
Lajmet e fundit>