Harduer

LG po përgatit smartfonin me ekran të lakuar “G Flex”

Publikuar , 04 Tetor 2013
0
LG po përgatit smartfonin me ekran të lakuar “G Flex”

G_Flex_610x555Është raportuar se LG është duke punuar për lançimin e një smartfoni me ekran të lakuar. Planet e lançimit nuk janë finalizuar ende, megjithatë ka të ngjarë që smartfoni të quhet “G Flex” dhe pritet të ketë një ekran 6 inç.

Ka shumë mundësi që LG të prezantojë këtë pajisje në muajin nëntor, në kohë për të konkurruar në treg smartfonin me ekran të lakuar të prodhuar nga Samsung që pritet të debutojë këtë muaj.

Çfarë duhet të kuptojmë me ekran të lakuar? Pajimi i një smartfoni me ekran fleksibël nuk do të thotë se telefoni vetë mund të përkulet, por ekrani do të ketë një pozicion të lakuar të qëndrueshëm. Lakimi realizohet në mënyrë të tillë që ekrani të përshtatet sa më mirë me formën e fytyrës, por jo deri në atë masë sa të duket i çuditshëm.

Para pak kohësh kompania prezantoi edhe televizorin me ekran të lakuar 55 inç OLED TV. Dy produktet konfirmojnë përqëndrimin e kompanisë në teknologjinë e ekraneve plastikë OLED. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  T-Series bëhet kanali më i ndjekur në YouTube, PewDiePie rimerr kurorën pas pak orësh

Lajmet e fundit>