Harduer

LG po përgatitet për lançimin e baterive fleksibile

Publikuar , 10 Tetor 2013
0
LG po përgatitet për lançimin e baterive fleksibile

Sipas kompanisë LG për të prodhuar një telefon me të vërtetë fleksibël është e nevojshme që të prodhohen edhe bateri të tilla (fleksibile). Për këtë arsye kompania ka vendosur të krijojë serinë e baterive të përkulshme ose të modifikueshme. Bëhet fjalë për tre lloje baterish: të lakuara, në formë kablli dhe stepped.

Bateria e lakuar është e përshtatshme për smartfonët, orët e mençura (smartwatch) dhe syzet e mençura (smart glasses). Kompania ka siguruar një patentë të posaçme për teknologjinë “stack and folding” e cila është e domosdoshme për të bërë bateritë të karikojnë një ekran të lakuar apo një dizajn fleksibël.

Bateria stepped është e përbërë nga dy beteri të ndara te cilat janë të vendosura njëra mbi tjetrën në formë shkallësh. Dizajni i saj mundëson përshtatjen me hapësira të vogla ku bateritë normale nuk mund të vendosen. Tek kjo bateri vihet re një rritje e kapacitetit me 16% që do të thotë se ka dhe jetëgjatësi të përmirësuar.

Bateria në formë kablli ka teknologji më të zhvilluar se dy bateritë e përmendura më sipër. Ajo mund të përkulet në çdo mënyrë madje edhe mund të lidhet si nyje. Bateria ka nevojë për pak elektricitet që do të thotë se nuk mund të nxehet shumë dhe gjithashtu është rezistente ndaj ujit.

Lajmet kryesore të këtyre ditëve të fundit kanë qenë të përqëndruara në ekranet fleksibël duke marrë parasysh se përveç LG-së dhe Samsung-u ka vendosur të lançojë smartfonin me ekran të lakuar të quajtur Galaxy Round.

Ndër avantazhet kryesore të këtyre ekraneve mund të përmendim: vështirësinë për t’u thyer, përshtatjen sipas lëvizjeve të trupit të përdoruesit si dhe përshtatjen me lehtësi në xhep. LG tashmë ka filluar prodhimin në masë të baterive të lakuara dhe atyre stepped. Me këto të fundit do të pajiset smartfoni LG G2, ndërsa bateritë e lakuara do të shërbejnë për linjën e ardhshme të smartfonëve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lg prezanton një monitor super të gjerë 49-inç

lg-flexible-phone

Tags >

LG
Lajmet e fundit>