Harduer

LG premton OLED HDTV mahnitës për CES 2012

Publikuar , 26 Dhjetor 2011
0
LG premton OLED HDTV mahnitës për CES 2012

Por, LG veçse ka paralajmëruar këtyre ditëve se do të sjellë në skenë panelin më të madh në botë OLED në kuadër të këtij panairi. Është e vërtetë, që kemi parë ekrane të këtilla nga LG edhe më parë dhe natyrisht kemi dëgjuar edhe premtime për një OLED 55 inçësh HDTV për mesin e vitit 2012, kështu që ky lajm është vetëm një shenjë tjetër që kompania është gati për të marr teknologjinë e saj dhe për ta dërguar në nivel të gjerë në treg.

LG shfrytëzon teknologji me OLED  të bardh të mbishtresuar me ngjyra, për të cilën kjo kompani thekson se sjell një shkallë më të ultë të gabimeve dhe një ekran më të pastër “ultra definition” (është diçka më ekstra sesa high-definition), ku janë të pranishme më shumë ngjyra sesa në LCD standard.

Shikoni pamjet në detaje në kuadër të këtij postimin në Pcworld Albanian, ndërsa natyrisht gjatë panirit do të kemi rastin të shohim më shumë rreth këtij modeli dhe rreth produkteve nga konkurrenca./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  HP prezantoi laptopë pjesërisht prej druri

Lajmet e fundit>