Harduer

LG prezanton gjeneratën e re të ekraneve për smartfonët

Publikuar , 23 Gusht 2013
0
LG prezanton gjeneratën e re të ekraneve për smartfonët

LG ka krijuar një teknologji të re për ekranet e smartfonëve të quajtur Quad HD duke zbuluar kështu gjeneratën e re të ekraneve të cilësisë së lartë.

Pajisja e smartfonëve me ekranet Quad HD do të bëjë që ekranet aktuale Full HD të duken sikur u ka kaluar koha.

Ekrani Quad HD i zhvilluar nga LG ka përmasat 5.5 inç dhe ka një dendësi prej 538 pikselash për çdo inç. Kjo dendësi është shumë më e lartë sesa dendësia maksimale e ekraneve ekzistente që arrin deri në 469 piksel për inç.

LG Display ishte pioner i tregut të pajisjeve mobile me rezolucion të lartë në vitin 2012 pasi prezantoi panelin e parë të smartfonëve me ekrane Full HD.

Tashmë me aplikimin e teknologjisë Quad HD po ofron mundësi të reja duke e vendosur LG Display në pozicionin e liderit në tregun e ekraneve të smartfonëve.

LG ka deklaruar se ekrani Quad HD prodhon ngjyra më delikate dhe përmirëson kontrastin krahasuar me ekranet aktuale në treg. Ndriçimi i këtyre ekraneve arrin deri në 430 nit (njësia e matjes së ndriçimit të ekraneve).

Quad HD përveç parametrave cilësorë në funksionim është edhe shumë i hollë, vetëm 1.21 mm, që do të thotë se është rreth 12% më i hollë se ekranet ekzistuese. (PCWorld Albanian)

LG Quad HD

LEXO EDHE:  Vajza e themeluesit të Huawei padit Kanadanë për arrestimin

Tags >

LG
Lajmet e fundit>