Harduer

LG prezanton monitorët e parë në botë me kohë përgjigje 1ms

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Qershor 2019
0
Monitorët janë pjesë e familjes UltraGear të LG dhe janë të parët në botë të cilët ofrojnë ekrane IPS të kësaj shpejtësie duke i sjellur më pranë paneleve TN. LG prezanton monitorët e parë në botë me kohë përgjigje 1ms

LG prezantoi ditën e sotme ofertat më të reja për video lojërat: dy monitorë me vonesa transmetimi prej 1 milisekondë.

Monitorët janë pjesë e familjes UltraGear të LG dhe janë të parët në botë të cilët ofrojnë ekrane IPS të kësaj shpejtësie duke i sjellur më pranë paneleve TN.

Modeli më i shtrenjtë ka një panel të lakuar me këndë të gjerë dhe ekran 37.5-inç, rezolucion 3840×1600 dhe shkëlqim prej 450 nit.

Modeli i dytë ka ekran më të vogël prej 27-inç, rezolucion 2560×1440 dhe shkëlqim prej 350 nit. Duke lënë specifika mënjanë, lajmi kryesor i tyre është vonesat e përgjigjes dhe frekuenca e rifreskimi prej 144Hz për modelin e vogël deri në 175Hz për modelin e madh.

Të dy janë kompatibël me teknologjinë G-SYNC të Nvidia. Ende nuk ka asnjë lajm rreth çmimit për nuk kanë për të qenë të lirë. LG tha se porositë për modelin 27-inç fillojnë me 1 Korrik në SHBA ndërsa në Evropë në fund të vitit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Adobe mbyll aplikacionin Shockwave më 9 Prill

Tags >

LG
Lajmet e fundit>