Lajmet

LG pritet të lançojë tabletin e ri G-Pad

Aug 19 2013
0 Shpërndarje
LG pritet të lançojë tabletin e ri G-Pad

lg-645x250LG mesa duket po planifikon të rihyjë në tregun e tabletave dhe ky lajm është zbuluar nga një raport i ardhur nga Korea. Mesa duket pritet të krijohet tableti i ashtuquajturi G-Pad dhe pritet të prodhohet në Kinë muajin e ardhshëm.

Informacione janë dhënë gjithashtu më përpara dhe nga media të ndryshme koreane. Informacionet pretendojnë se G-Pad do të ketë një ekran full-HD 8.3 inç me rezolucion 1920 x 1200. G-Pad do të punojë me një procesor Snapdragon 800 me dy bërthama dhe do të përfshijë një RAM 2 GB.

Pajisja pritet të prezantohet zyrtarisht në eventin IFA që do të mbahet në Berlin gjatë shtatorit. Nuk ka asnjë informacion mbi sistemin e operativ që do të përdoret, por meqenëse G-Pad do të jetë pjesë e serive G, dyshohet se do të përdoret Android. Tableti i mëparshëm i LG-së i prodhuar në 2011, Optimus Tab nuk pati sukses. Sipas pritshmërive mendohet se ky tablet do të shitet në 100,000 njësi në çdo muaj sipas planit të prodhimit.

Kompania edhe pse pa ndonjë sukses të dukshëm në tregun e tabletëve, në smartfonë ajo shiti 12.1 milionë të tillë në tremujorin e dytë të vitit 2013.

Tags >

G-PadLG
Lajmet e fundit>