Harduer

LG shtyn debutimin e telefonit 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Prill 2019
0
Rrjeti 5G i Koresë së Jugut u lançua më 3 Prill pak orë përpara se të lançohej rrjeti i operatorit Amerikan Verizon po të njëjtën ditë. LG shtyn debutimin e telefonit 5G

LG do të shtyjë lançimin e pajisjes së parë 5G, telefonit LG V50 ThinQ në Korenë e Jugut. Në një qëndrim zyrtar, kompania tha se do të shtynte debutimin që të përqendrohej tek “kompletimi” i telefoni i cili duhej të mbërrinte më 19 Prill.

LG shtoi se ishte duke punuar ngushtë me Qualcomm dhe operatorët mobil Koreano-Jugore për të përmirësuar eksperiencën 5G. Data e debutimit do të konfirmon në një njoftim të dytë tha kompania.

Rrjeti 5G i Koresë së Jugut u lançua më 3 Prill pak orë përpara se të lançohej rrjeti i operatorit Amerikan Verizon po të njëjtën ditë.

Verizon kritikoi debutimin të cilin e pa si reklamë dhënien e telefonëve 5G për një numër të vogël njerëzish të famshëm.

Rrjeti nuk ishte i disponueshëm deri më 5 Prill kur Samsung Galaxy S10 5G doli në shitje.

Nuk dihet çfarë do të thotë shtyrja e telefonit 5G të LG për pjesën tjetër të botës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nesër dalin në shitje Galaxy Fold dhe Galaxy S10 5G

Tags >

5GLG
Lajmet e fundit>