Harduer

LG tërhiqet nga planet për lançimin e një telefoni me ekran që paloset

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Shkurt 2019
0
Objektivi kryesor i LG është të rifitojë pozicione në treg. Duke pasur në konsideratë këtë situatë, është tejet herët për LG të lançojë një smartfon me ekran që paloset. LG tërhiqet nga planet për lançimin e një telefoni me ekran që paloset

Vala e parë e telefonë me ekrane që palosen pritet të vinë që nga ky muaj me Samsung, Huawei dhe Xiaomi të parët që hyjnë në këtë segment.

Por një kompani që pritej të ishte në mesin e tyre, konkretisht LG, është tërhequr. Edhe pse LG është i njëjti prodhues që na solli televizorët në formë rollbaneri, sapo tha për reporterët se është tepër herët për një telefon me ekran që paloset.

Kemi rishikuar mundësinë e lançimit të një telefon me ekran që paloset por kërkesa për këto smartfonë është afro 1 milion. Objektivi kryesor i LG është të rifitojë pozicione në treg. Duke pasur në konsideratë këtë situatë, është tejet herët për LG të lançojë një smartfon me ekran që paloset,” shprehej LG.

Bazuar në këto qëndrime nuk është e qartë nëse LG ka filluar punën për të zhvilluar një telefon të tillë apo nuk është gati ta lançojë ende.

Megjithatë këto lloje smartfonësh janë në fazat e para dhe konsensusi rreth formës që do të ketë nuk është vendosur ende.

Prodhuesi i telefonëve BlackBerry thuhet se po konsideron pesë dizajne të ndryshime por sa praktikë do të jenë në botën reale?

Megjithatë presim që në Kongresin Mobil Botëror që do të startojë pas pak ditësh kompani të prezantojë V50 ThinQ me teknologjinë 5G krahas flagshipit G8 ThinQ. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Civilization 6 debuton për iPhone

Tags >

LG
Lajmet e fundit>