Harduer

LG W7 është një konkurrent i lirë dhe i denjë i Apple Watch 4

Oct 5 2018
0 Shpërndarje
Ekrani me prekje i orës ka madhësinë se 1.2-inç me rezolucion 360x360 me 300ppi dhe në anën e djathtë fsheh dy butonë fizikë. LG W7 është një konkurrent i lirë dhe i denjë i Apple Watch 4

Ka kaluar kohë që kur LG ka investuar në Wear OS, por kjo ndryshoi ditën e djeshme kur LG ndër të tjera prezantoi flagshipin e ri LG V40 ThinQ.

Produkti më i ri LG quhet LG W7 dhe është një orë inteligjente me platformën e ribranduar Wear OS të Google.

Një orë me dizajn klasik e përafërt me Watch Urbane, ajo u ndërtua në bashkëpunim me Watch Urbane.

LG thotë se jetëgjatësia e baterisë shkon deri në 100 ditë në modalitetin “Watch.”

Ekrani me prekje i orës ka madhësinë se 1.2-inç me rezolucion 360×360 me 300ppi dhe në anën e djathtë fsheh dy butonë fizikë.

Fuqizohet nga procesori i vjetër Snapdragon Wear 2100 dhe jo çipi i ri i Qualcomm Snapdragon 3100.

Ora është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit falë certifikimit IP68. Është e përshtatshme me rripat 22mm.

Sensorët e përfshirë janë: akselerometër, sensor magnetik, xhirskop, sensor presioni, kompas, altimetër dhe barometër.

Ora del në shitje për 449 dollarë më 14 Tetor. /PCWorld Albanian

Tags >

LGLG W7
Lajmet e fundit>