Harduer

LG X Venture është një LG G6 e blinduar

Publikuar , 22 Maj 2017
0
Elementët përbërës prej metali kanë nevojë për mbajtje të kujdesshme dhe është një telefon që nuk do e merrnit në udhëtimin e radhës hiking. LG X Venture është një LG G6 e blinduar Photo Source: LG

LG G6 është një telefon rezistent ndaj ujit dhe ka skaje të lakuara në mënyrë që të shmanget rreziku i thyerjes.

Elementët përbërës prej metali kanë nevojë për mbajtje të kujdesshme dhe është një telefon që nuk do e merrnit në udhëtimin e radhës hiking.

Për këtë shërben modeli i ri LG X Venture. Me ekran 5.2 inç, ky është zëvendësuesi i LG G6 për terrene të vështira. I vetmi disavantazh është procesor Snapdragon 435 i cili mund ta kufizojë telefonin në performancë.

Sipas LG-së telefoni ka kaluar me sukses 14 teste MIL-STD 810G, një standart ushtarak i cili teston presionin, ekspozimin ekstrem, vibrime të rënda dhe kushte të vështira atmosferike.

Ekrani Full HD i telefonit do të mbrohet nga Gorilla Glass 4 dhe rrethohet nga një kornizë metalike. Në fund të ekranit janë tre butonë fizikë ndërsa në pjesën e pasme është një kamër 16 megapiksel.

Gjithashtu ekzistojnë 32GB memorje të brendshme, kartë SD, 2B RAM e një veçori vrasëse, bateri 4,100 mAh. Aktualisht telefoni do të shitet në SHBA me mundësinë për një ekspansion ndërkombëtarë në javët në vijim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Slack po shndërrohet në një hit

Lajmet e fundit>