Harduer

LG zbulon smartfonin me dizajnin më radikal të viteve të fundit

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Shtator 2020
0
Akselerometri i brendshëm identifikon nëse smartfoni po bie nga lartësia duke mbyllur kamerën pop-up nëse është e hapur. LG zbulon smartfonin me dizajnin më radikal të viteve të fundit

Gjiganti Korean i teknologjisë LG prezantoi ditën e Hënë një smatfon me një ekran i cili rrotullohet për të zbuluar një ekran të dytë më vogël nën të.

Ekrani i dytë i smartfonit të quajtur LG Wing mund të funksionojë ose në pavarësi të plotë nga ekrani kryesor ose ta shoqërojë atë duke shërbyer si kontrollues gaming dhe përmbajtjeve media të ekranit të parë.

Është një prej dizajneve më radikale që kemi parë vitet e fundit. Telefoni 5G ka edhe tre kamera të pasme dhe një kamër selfie pop-up. Telefoni del në shitje muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut.

Por shumë shpejtë do të shitet edhe në Evropë dhe SHBA ndërsa çmimi i tij mbetet i paditur. Kompania tha se ka marrë masa që të mbrojë telefonin nga dëme aksidentale për shkak të harduerit që lëvizshëm që ka.

Akselerometri i brendshëm identifikon nëse smartfoni po bie nga lartësia duke mbyllur kamerën pop-up nëse është e hapur.

Boshti i ekranit rrotullues është i pajisur me amortizatorë hidraulik që përthithin goditjet. Ndërsa pjesa e pasme e ekranit kryesor ka një material i cili parandalon gërvishtjen e ekranit dytësore.

LG pretendon se boshti u reziston 200 mijë rrotullimeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në dyshim organizimi i shfaqjes teknologjike mobile më të madhe në botë për shkak të koronavirusit

Tags >

LGLG Wing