Harduer

LG Optimus Z lansohet në Kore

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
LG Optimus Z lansohet në Kore

LG Optimus Z veçohet me një ekran 3.5 inç WVGA “Hyper” HD LCD që sjellë rezolucion prej 800 x 480 piksela dhe arrin i pajisur me një procesor prej 1 GHZ, Qualcomm Snapdragon.

Përveç kësaj celulari ka një kamerë pesë megapikselëshe, T-DMB Mobile TV që ofrohet vetëm në Kore, bateri 1.350 mAh, Dolby Mobile dhe përkrahje për DivX. Dizajni i Optimus është unik dhe është më i mprehtë sesa modelet e mëhershme LG, dhe përveç kësaj ai është i punuar me një shtresë metalike që sjellë një përvojë edhe më të mirë tek përdoruesit.

LG Optimus Z ofron edhe funksionin On Screen Phone që i lejon përdoruesit të shfaqin ndërfaqen e celularit në ekranin e tyre të kompjuterit. Duke përdorur kabllo ose Bluetooth, ndërfaqja paraqitet në ekran dhe i lejon përdoruesit të menaaxojnë me funksione të ndryshme të celularit.

Optimus Z është i pajisur me Android 2.1, por do të pajisjet me Android 2.2 para fundit të këtij viti. Detajet rreth çmimit nuk janë bërë të ditura.

LEXO EDHE:  Telefonët e Huawei janë arsyeja pse njerëzit po blejnë telefonë të rinj

Lajmet e fundit>