Harduer

Lian Li lanson kasat Tower PC-A75X dhe PC-A76X

Publikuar , 16 Shtator 2012
0
Lian Li lanson kasat Tower PC-A75X dhe PC-A76X

Lian Li është një person që për rreth 3 dekada ka krijuar kasa kompjuteri fantastike, duke krijuar modele si PC-777 Memorial Edition.

Produktet e fundit të tij nuk janë dhe aq shumë estetike sa të kaluarat, por PC-A75X dhe PC-A76X qëndrojnë në atë pozicion të cilën e bën kompaninë e tij të famshme, produkte full tower me dizajn alumini të theksuar.

Në fakt këto kasa janë shumë afër me njëra tjetrën përsa i përket specifikimeve, duke theksuar se PC-A75X ka një ventilim ballor i cili fut ajër të freskët në kasë, ndërsa PC-A76X ka një shtresë alumini të fiksuar me ventilim afër portës dhe në pjesën e poshtme të shasisë.

Të dyja kasat janë të ndërtuara me alumin dhe karakterizohen nga 11 slote boshe, 2 porta USB 3.0, 2 porta USB 2.0, audio HD, tre freskuese 140mm, një freskuese të vetme 120mm dhe suport për karta VGA deri në 360mm të gjatë.

Ato gjithashtu mund të mbajnë ftohës CPU-je deri në 170mm të larta dhe PSU deri në 360mm të larta.

PC-A75X dhe PC-A76X do të dalin së shpejtë në treg për 199$ dhe 219$, secila. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple nxjerr në shitje tjetër model të vjetër të iPhone

Tags >

harduerpc
Lajmet e fundit>