Harduer

Lian Li shfaqë shtëpizat Mini Tower PC-V650

Publikuar , 09 Gusht 2012
0
Lian Li shfaqë shtëpizat Mini Tower PC-V650

Nëse jeni apo jo fans i produkteve të Lian Li, një gjë është e sigurtë në të cilën të gjithë bien dakord, kompania nuk ka frikë të marrë riskun për dizajne të reja.

Ndonjëherë ato janë vizuele, si për shëmbull PC-777 që të gjithë e pëlqyen, disa herë njerëzit e urrejnë produktin e saj. Së fundmi shfaqet shtëpiza e re PC-V650, një shtëpizë katrore e mbyllur e cila mbanë me vete një furnizues energjie në pjesën anësore.

Shtëpiza ka përmasa prej 9 inç e gjatë, 14.1 inç e lartë dhe 9,8 inç e gjerë, dhe mund të mbajë deri në 7 hard disqe prej 3.5 inç secila, 4 disqe solid state dhe 1 disk optik prej 5.25 inç. 2 freskuese të lëvizshme prej 1400mm janë në pjesën e pasme të saj dhe i japin shtëpizë ajër të freskët e cila është shumë e mirë për kompjuterin tuaj. Ajri i nxehtë nxirret jashtë nga këto freskuese.

Së fundmi, paneli gjthashtu ofron qasje në një portë të vetme USB 3.0 dhe një mori portesh USB 2.0, lidhje audio HD dhe një lexues kartele.

PC-V650 është në dispozicion tani me një çmim prej 199 dollarë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Më 30 Qershor hyn në fuqi shfletimi i vërtetë privat i Chrome

Tags >

harduerpc
Lajmet e fundit>