Lajmet

Libër dixhital më fleksibël

Publikuar , 26 Shkurt 2010
0
Libër dixhital më fleksibël

Ashtu si ipod ka ndihmuar në ndryshimin e zakoneve të dëgjimit të muzikës, interneti është duke ndryshuar mënyrën se si ne konsumojmë fjalët e shkruara. Botuesit janë duke kërkuar mënyra për shitjen e e-librave për përfitim, derisa lajmet online dhe rrjetet sociale po rriten çdo ditë e më shumë. Nëse do të ketë një “moment ipod” për e-librat, ai do të ishte një e-lexues i lidhur me internet, i cili fokusohet te përmbajtja interaktive e romaneve, që do të paraqiste një libër të vërtetë elektronik.

Rrotullimi i pamjes, tipar i tablet pc
Njëlloj si edhe e-lexuesit aktualë, pajisja jonë mund të hapë dy faqe njëra pranë tjetrës. Hapësira 10.1-inç multitouch është ideale për tastierë virtuale, marrje shënimesh dhe shikime filmash.

Liria e zgjedhjes
Duke përdorur sistemin operativ android të google, pajisja jonë përkrah futjen në internet me 3g dhe wi-fi, dyqanet e aplikacioneve dhe pothuajse çdo format skedarësh. Tarifat e ngjashme me kindle për konvertimin e skedarëve si dhe pagesa për abonime në ndonjë blog do të jenë gjëra të së shkuarës. E-lexuesi më i mirë do të mund të blinte libra nga kudo (amazon, sony, coolreader) dhe do të futej te librat publikë të ofruar nga google (momentalisht ekskluzive për sony).

Nuk është produkt real…ende!

LEXO EDHE:  Google prezantoi laptopin Pixelbook Go

Lajmet e fundit>