Blog

Libra humbet një tjetër mbështetës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Tetor 2019
0
Pjesë e Libra Association kanë ngelur 21 anëtarë përfshirë Lyft, Uber, Spotify dhe kompani telekomunikacioni si Iliad dhe Vodafone. Libra humbet një tjetër mbështetës

Facebook nuk e shmangi dot humbjen e një anëtari tjetër të Libra Association përpara se të formalizonte këshillin e kriptomonedhës.

Booking Holding, kompania pas Booking.com, Kayak dhe Priceline, është tërhequr nga Libra Association pak përpara se anëtarët e organizatës të formonin një këshill, të zgjidhnin Bordin e Drejtuesve.

Pjesë e Libra Association kanë ngelur 21 anëtarë përfshirë Lyft, Uber, Spotify dhe kompani telekomunikacioni si Iliad dhe Vodafone.

PayPal, eBay, Mastercard, Visa dhe Stripe ishin disa prej kompanive të shquara të cilat u tërhoqën pak ditë më parë.

Shefi i politikave të Libra Dante Disparte tha se largimet ishin më tepër një korrigjim sesa një tërheqje. Ai tha se afro 180 entitete janë të gatshme të mbushin vendet e lëna lirë.

Formalizimi sugjeron se Libra Association tani duhet të jetë më stabile dhe 21 anëtarët e tjerë kanë shprehur interes të qartë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  59,000 sulme kibernetike janë raportuar në Evropë vitin e fundit

Lajmet e fundit>