Biznes

Libra nuk do të jetë e disponueshme derisa autoritetet të jenë kënaqura tha Facebook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Korrik 2019
0
Ai tha se pret që Zvicra të shërbejë si një autoritet rregullator për privatësinë duke qenë se Organizata Libra do të lokalizohet në Gjenevë. Libra nuk do të jetë e disponueshme derisa autoritetet të jenë kënaqura tha Facebook

Facebook është i gatshëm tu japë garancinë e nevojshme autoriteteve në lidhje me kriptomonedhën Libra.

Siç është paracaktuar, ditën e nesërme rrjeti social do të dalë përballë Senatit Amerikan. Shefi i Calibra David Marcus tha se rrjeti social nuk do të ofrojë një para virtuale derisa shqetësime e autoriteteve rregullatore të jenë adresuar plotësisht.

Ai gjithashtu premtoi privatësi. Shoqata Libra nuk do të ruajë informacione personale përtej informacionit të transaksioneve tha Marcus dhe portofoli Calibra nuk do të shkëmbejë informacione me pjesën tjetër të kompanisë.

Ai tha se Facebook e trajton Libra si një “mjet pagesash dhe jo si investim.” Ai vijoi se qëllimi kryesor i kriptomonedhës është lehtësimi i transfertave të parave. Organizata që mbikëqyr kriptomonedhën nuk do të ketë asnjë përfitim në blockchain e as të përdorë informacione për reklamim apo qëllime të tjera sipas Marcus.

Ai tha se pret që Zvicra të shërbejë si një autoritet rregullator për privatësinë duke qenë se Organizata Libra do të lokalizohet në Gjenevë.

Megjithatë nuk ka garanci nëse dëshmia e Marcus do të kënaqë Senatin. Politikanët kanë filluar ti bëjnë thirrje Facebook të ndalojë zhvillimin e projektit disa shqetësimet e tyre të adresohen.

Në mesin e këtyre politikanëve është edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Facebook mund ti duhet kohë e gjatë pritjeje përpara se të sjellë Libra në treg. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei poston të ardhura rekord pavarësisht presionit Amerikan

Lajmet e fundit>