Biznes

Libra nuk është ndërtuar për të zëvendësuar paratë tradicionale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Shtator 2019
0
Projekti sipas tij mund të ndihmojë Kombet e Bashkuara të arrijnë objektivat e tyre të zhvillimit si eliminimi i varfërisë dhe barazia gjinore. Libra nuk është ndërtuar për të zëvendësuar paratë tradicionale

Kriptmonedha e Facebook e cila do të lançohet nga një organizatë me seli në Zvicër, nuk është krijuar për të zëvendësuar paratë tradicionale ekzistuese dha një drejtues i Libra Association.

“Nuk jemi në hapësirën e zëvendësimit të një politike dhe rezerve monetare,” tha Bertrand Perez gjatë një konference blockchain në zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Projekti sipas tij mund të ndihmojë Kombet e Bashkuara të arrijnë objektivat e tyre të zhvillimit si eliminimi i varfërisë dhe barazia gjinore.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe zyrtarë të Bankës Qendrore Zviceriane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple konfirmon datën e prezantimit të iPhone 11

Lajmet e fundit>