Lajmet

LibreOffice drejt një të ardhmeje të ndritur

Publikuar , 30 Shtator 2012
0
LibreOffice drejt një të ardhmeje të ndritur

Është pothuajse e vështirë të paramendohet që dy vite më parë, LibreOffice ishte një ardhje e re në botën e softuerëve për produktivitet, duke pasur vetëm disa pjesë të degëzuara nga OpenOffice.org. Vetëm një vit më vonë, të gjitha sinjalet tashmë tregonin që platforma me burim të hapur e Fondacionit Document po shkonte drejt një të ardhmeje të ndritur.

Tani LibreOffice është softueri që përfshihet në shumicën e llojeve Linux, duke zëvendësuar kështu OpenOffice dhe duke u bërë si alternativa kryesuese e lirë dhe e hapur ndaj Microsoft Office. Një komunitet i zhvilluesve dhe vullnetarëve tani e mbajnë LibreOffice në një formë të përshtatshme dhe gjatë ditës së premte projekti zyrtarisht lajmëroi për ditëlindjen e dytë.

Versionet cloud dhe tablet

“Në vetëm 2 muaj, ne kemi arritur atë që shumë njerëz kanë menduar që është e pamundur kur ishte lëshuar projekti,” -tha Thorsten Behrens, që është zhvilluesi në SUSE dhe zëvendëskryetar i bordit të Fondacionit Document. “Ne kemi arritur që të grumbullojmë një numër të madh të njerëzve përreth idesë që një fondacion i pavarur ishte zgjedhja e vetme e arsyeshme për të ofruar një të ardhme të qëndrueshme në trashëgiminë e kodit OOO,”- shpjegoi Behrens.

Gjatë vitit të kaluar, Fondacioni Document u themelua në Berlin, ku një Bord i Drejtorëve dhe Komiteti i Anëtarëve ishte përzgjedhur dhe Intel u bë një mbështetës i projektit. Jo vetëm kjo, por puna në versionet cloud dhe tablet e LibreOffice kishte filluar.

Në fakt, me 325 të përkushtuar aktivë gjatë 12 muajve të fundit, LibreOffice tani është projekti i tretë më i madh i një softueri të lirë i përqendruar në zhvillimin e një aplikacioni për desktop, pas Firefox dhe Chrome, tha Behrens, duke cituar direktorinë me burim të hapur Ohloh.

LEXO EDHE:  Microsoft tërheq paralajmërimet për përdoruesit që instalojnë Chrome dhe Firefox në Windows 10

20 milionë shkarkime

Një total prej 540 kontribuesish, duke përfshirë ish- zhvilluesit e OpenOffice.org, janë angazhuar më tepër se 40 000 herë për softuerin, që është shkarkuar më tepër se 18 milionë herë që nga lëshimi i versionit të parë të qëndrueshëm në janarin e vitit 2011, shkroi Fondacioni Document.

Deri tani janë bërë 20 milionë shkarkime kur shtojmë faqet shtesë që ofrojnë të njëjtën pako, shton grupi, duke mos përmendur miliona përdorues që e instalojnë LibreOffice nga CD-të e përgatitura nga skedarët.

ISO është në dispozicion online ose e lidhur me revistat në shumë pjesë të botës. Rreth 90 për qind e instalimeve të LibreOffice janë në Windows, ndërsa 10 për qind në MacOS, thotë grupi. Të hënën, Fondacioni Document do të fillojë një fushatë për marrje të fondeve për të mbështetur valën e re për rritje të projektit. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>