Lajmet

LibreOffice sjell ndryshime të mëdha me versionin e saj të ri 4.2

Publikuar , 05 Shkurt 2014
0
LibreOffice sjell ndryshime të mëdha me versionin e saj të ri 4.2

libreoffice1-840x420Fondacioni “The Document” ka lëshuar versionin më të fundit të LibreOffice (Versioni 4.2). Ky version ofron performancë më të mirë dhe ndërveprim të përmirësuar me Microsoft Office në Windows. Sipas pretendimeve të Fondacionit “The Document”, ky është aktualisht programi më i mire office për Windows, Mac OS X e Linux. Programi është falas për tu përdorur.

Puna më e madhe është bërë me përmirësimin e punës me GPU e cila do e lejojë këtë program të jetë më efektiv me dokumente komplekse si XLSX Spreadsheet dhe Databaza më të dhëna të mëdha. Siç e thamë ndërveprimi me Microsoft Office është përmirësuar veçanërisht për formatet DOCX.

libreofficeLibreOffice ofron një pamje të re që në start. Përmbajtja e parë është “pastruar” dhe tani të jep një pamje të dokumenteve të hapura së fundmi të grupuara në lista që mund të shikohen paraprakisht. Pothuajse 70% e veprimeve janë ridizajnuar. Suita tashmë ka një ikonë të bukur, llojshmëri dokumentesh dhe stilesh të reja.

Përdoruesit e iOS duhet të pëlqejnë veçorinë më të fundit të LibreOffice që i jep përdoruesit kontroll mbi dokumentet që ka në Windows, Mac ose Linux përmes një aplikacioni që ishte i disponueshëm vetëm në Android, por që tani është edhe në App Store.

Ju mund të kontrolloni listën e ndryshimeve që janë bërë më në detaje dhe mund ta shkarkoni falas këtë program tek uebfaqja zyrtare e LibreOffice 4.2. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Irani konfiskon 1,000 pajisje të gërmimit të Bitcoin

Lajmet e fundit>