Lajmet

LibreOffice të bëhet edhe për ueb, iOS dhe Android

Publikuar , 15 Tetor 2011
0
LibreOffice të bëhet edhe për ueb, iOS dhe Android

LibreOffice është duke kaluar në epokën moderne me zhvilluesit të cilët po punojnë në versione që do të funksionojnë në shfletues të uebit, në iOS dhe pajisjet Android.

The Document Foundation lajmëroi lëvizjet gjatë ditës së djeshme në Konferencën LibreOffice, por nuk është ende e gatshme për njerëzit e zakonshëm.

“Këto nuk janë produkte të gatshme për përdoruesit e fundit, por projektet e zhvillimit të përparuar të cilët do të bëhen produkte dikur pak përpara fundit të 2012-ës, ose pak pas fillimit të 2013-ës,” tha fondacioni. Ende puna tregon shenja që projekti, i cili kurrë seriozisht nuk e rrezikoi fuqinë e Microsoft Office, është duke punuar që të mos mbetet vetëm për kompjuterët personalë.

LibreOffice Oonline përdor kornizën GTK+, ndërfaqen e re HTML Canvas për grafikat 2D dhe ndërfaqen Web Socket për komunikimet e shpejtësisë së lartë në mes të një shfletuesi dhe një serveri. Michael Meeks nga projekti Suse Linux është duke e drejtuar projektin, tha fondacioni. Një tjetër programer nga Suse, Tor Lillqvist, është duke punuar në versione për tabletat Android dhe iOS me shpresën që softueri do të mbërrijë në pajisjet më të vogëla. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Nokia 9 PureView me pesë kamera detajohet në një video promocionale

Lajmet e fundit>