Lajmet

Lidershipi i ekzekutivit të Facebook shkon në votim

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Maj 2019
0
Kompania është një prej atyre që kërkojnë tërheqjen e Zuckerberg. Në Maj ish shef i sigurisë pranë Facebook Alex Stamos kishte kërkuar që Zuckerberg të tërhiqej nga pozicioni si CEO. Lidershipi i ekzekutivit të Facebook shkon në votim

Një votim i cili kërkon që Mark Zuckerberg të tërhiqet nga pozicioni i drejtues i Facebook pritet të zërë vend në takimin vjetor të kompanisë.

Zuckerberg  është shef ekzekutiv i Facebook dhe kryetar i bordit drejtues. Ata që kërkojnë që ai të tërhiqet si kryetar i bordit thonë se do ta ndihmojë të fokusohet tek drejtimi i kompanisë.

Ai me shumë gjasa nuk ka për të humbur fuqinë votuese sepse zotëron 60% të saj. megjithatë përqindja e aksionerëve të cilët votojnë kundër tij mund të tregojë nëse besimin tek lidershipi i tij ka rënë.

Trillium Asset Management zotëron afro 7 milionë dollarë aksione të Facebook dhe punon me biznese të tjera të cilat kontrollojnë qindra miliona dollarë aksione të Facebook.

Kompania është një prej atyre që kërkojnë tërheqjen e Zuckerberg. Në Maj ish shef i sigurisë pranë Facebook Alex Stamos kishte kërkuar që Zuckerberg të tërhiqej nga pozicioni si CEO.

Më përpara Zuckerberg ka mbrojtur lidershipin e tij të Facebook. Në Prill ai tha se kur je duke ndërtuar diçka si Facebook, e cila është e paprecedent në botë, atëherë ka disa gjëra që nuk do të shkojnë siç duam. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook dhe Instagram jashtë shërbimi

Lajmet e fundit>