Blog

Lidhja më e klikuar në Facebook është një artikull keqinformues për vaksinën e Covid-19

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Gusht 2021
Lidhja ishte një artikull i publikuar nga një gazetë e madhe në SHBA që thoshte se doktori kishte vdekur 2 javë pasi kishte marrë vaksinën e Covid-19. Lidhja më e klikuar në Facebook është një artikull keqinformues për vaksinën e Covid-19

Një artikull për një doktor i cili vdiq pasi mori një vaksinë kundër Covid-19-ës, është lidhja më e klikuar në rrjetin social Facebook në SHBA gjatë tre mujorit të parë të 2021.

Lidhja ishte një artikull i publikuar nga një gazetë e madhe në SHBA që thoshte se doktori kishte vdekur 2 javë pasi kishte marrë vaksinën e Covid-19.

Mësohet se ka marrë 54 milionë klikime. Më pas artikulli ishte përditësuar për të reflektuar gjetjet e Medical Examiner që tha se nuk kishte mjaftueshëm prova se doktori kishte humbur jetën për shkak të vaksinës.

Autoritetet shëndetësore në mbarë botë i kanë konsideruar vaksinat të sigurta dhe shumë efektive. Në raportin e publikuar nga Facebook zbulohej se 19 faqet më popullore në rrjetin social i përksinin Epoch Times që është akuzuar vazhdimisht për përhapje të teorive të konspiracionit.

Përhapja e një lajmi të tillë tregon sesa lehtë keqinformimi mund të përhapet në platformat e medias sociale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple i jep goditjen e radhës Facebook