Biznes

Liga Amerikane e Basketbollit NBA përqafon kriptomonedhat

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Tetor 2021
Marrëveshja e bën Coinbase platformën ekskluzive të kriptomonedhave për NBA, WNBA, NBA G League, NBA 2K League dhe USA Basketball. Liga Amerikane e Basketbollit NBA përqafon kriptomonedhat

Nation Basketball Association po përgatitet të festojë 75 vjetorin ditën e Marte por nuk është ky lajmi me rëndësi. Liga Amerikane e Basketbollit do të rrisë prezencën e saj në industrinë e kriptomonedhave ndërsa nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi me bursën e njohur Coinbase.

Liga profesioniste gjeneron afro 10 miliardë dollarë në sezon ndërsa sponsorizimet sjellin 1.2 miliardë dollarë.

Marrëveshja e bën Coinbase platformën ekskluzive të kriptomonedhave për NBA, WNBA, NBA G League, NBA 2K League dhe USA Basketball.

Në njoftimin për shtyp thuhej se ky partneritet do të sjellë përmbajtje unike, inovacione dhe eksperienca nga Coinbase si dhe të edukojë fansat për rëndësinë në rritje të kriptoekonomisë.

Gjasat janë që stadiume në një të ardhme jo të largët të pranojnë pagesa në kriptomonedha. Në 2014-ën Sacramento Kings u bë ekipi i parë i NBA që pranonte bitcoin si formë pagese për stadiumin e tyre.

Madje në fillim të këtij viti ekipi kishte njoftuar se do të ofronin bitcoin si opsion pagese për lojtarët dhe stafin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Problemet e një kompanie nxjerrin internetin offline