Vëzhgim

Lightroom 2: Gati një “Dhomë e errët” dixhitale

Publikuar , 30 Dhjetor 2008
0
Lightroom 2: Gati një “Dhomë e errët” dixhitale

Gjendet në pjesën e sipërme të ekranit dhe lejon kërkime “by metadata”, siç janë titujt, data e shkrepjes, vendndodhja dhe lloji i kamerës ose lentes së përdorur (objektivit). Gjithashtu, mundëson kërkim edhe sipas fjalëve kyçe. Tani Adobe vendos edhe një sugjerim për fjalët kyçe në kërkim dhe ofron terma duke u bazuar në të dhënat se kur i keni importuar fotografi të dhe rëndësinë e subjektit të tyre. Ka edhe një lehtësi tjetër: tani mund t’i vlerësoni dhe t’i rendisni fotot edhe nëse jeni në Library, Print, ose Slideshow mode. Kjo e shpejton procesin e renditjes kur shihni dhe shpërndani fotografi të. Printimi në Slideshow dhe Web është përmirësuar ndjeshëm në Lightroom 2. Në modulin e printimit mund të tërhiqni dhe t’i lëshoni (drag and drop) fotografitë në rrjet, duke i thënë Lightroom nëse dhe sa doni të theksoni (sharp) secilën prej fotografive. Web output po ashtu ofron zgjedhje të njëjta për manipulimin e fotografive. Slideshow ka shtuar çipa me ngjyrë që mund t’i përdorni për të krijuar background me nuancat e dëshiruara .

Cilësia e editimit nga Lightroom 1 mbetet, sepse Lightroom bashkëpunon shumë mirë me Adobe Photoshop. Kur përdorni Photoshop CS3 nuk keni nevojë t’i eksportoni më fotografitë si TIFF ose PSD; Photoshop do t’i hapë në formatin e tyre respektiv, kështu që mund të editoni një foto dhe ta dërgoni në Lightroom, duke mos e ndërruar dosjen origjinale. Mundësitë e reja të Lightroom lejojnë fotografët të bëjnë zbukurime të shpejta dhe përshtatje të ekspozimit, si dhe t’i përdorin këto në një fotografi të vetme apo në shumë prej tyre. Si rezultat, tani mund të bëni riparime të sigurta që dëshironi t’i aplikoni, si psh. “qethja” (cropping), filtrim të graduar dhe rregullimet në pjesë të zgjedhura të një fotografi e, punë këto që janë fillestare, deri te retushimi final në Photoshop. Mundësia e re e programit për korrigjimin e lenteve “Post-Crop”, do të funksionojë në fotot që tashmë keni qethur, duke përdorur dimensionet e njëjta dhe duke injoruar qoshet e fotografi së origjinale. Në këtë mënyrë do të gjeneroni një efekt autentik të një skice simetrike.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Mund të manipuloni me veglën e korrigjimit të lenteve dhe t’i bëni qoshet e fotografisë më të ndritura ose më të errëta; të bëni zbehje në të bardhë ose në të zezë deri në shkallën më ekstreme, kështu që në fund do të mund të keni efekte mjaft interesante. Lightroom 2 shton po ashtu edhe një maskë për tabelën e veglave. Mund të ndryshoni madhësinë, krahun e lëvizjes dhe puplën e furçës për të përdorur një maskë, pastaj mund të editoni vetëm pjesët e fotos që kanë nevojë. Lightroom mbetet program i shkëlqyer për përpunim dhe organizim të fotografive. Veglat e reja dhe kreative të editimit që janë shtuar në Lightroom 2, e bëjnë atë një program që duhet të përdoret nga çdokush.

Lajmet e fundit>