Lajmet

Ligjet amerikane nuk e njohin sistemin e inteligjencës artificiale Al si shpikës

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Prill 2020
0
Ligji amerikan i patentave theksonte edhe më përpara se vetëm “individët” mund të specifikoheshin si inovatorë të kualifikuar. Ligjet amerikane nuk e njohin sistemin e inteligjencës artificiale Al si shpikës

Një sistemi të inteligjencës artificiale i është refuzuar e drejta e dy patentave në SHBA, sipas ligjit se vetëm “personat fizikë” mund të konsiderohen shpikës.

Zyra e Patentave dhe Markave në SHBA refuzoi dy patentat ku sistemi Al i Dabus ishte radhitur si shpikës.

Ligji amerikan i patentave theksonte edhe më përpara se vetëm “individët” mund të specifikoheshin si inovatorë të kualifikuar.

Dabus ka projektuar mbajtës ushqimor të ndërlidhur që janë të lehtë të kapen nga robotët, si dhe një dritë paralajmëruese që ndizet me një ritëm të vështirë.

Krijuesi, fizikani dhe kërkuesi i Al, Stephen Thaler, ka argumentuar se për shkak se nuk ka ndihmuar me shpikjet, do të ishte e pasaktë të renditej si shpikës.

Por zyrat e patentave insistojnë që inovacionet duhet tu atribuohen njerëzve, për të shmangur komplikimet ligjore që mund të shfaqen nëse do të njihej inventarizimi i korporatave.

Megjithatë disa akademikë kanë sugjeruar që kjo nuk duhet të aplikohet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 10 merr përditësimin e dytë madhor për 2019

Tags >

AL