Lajmet

Ligji i ri i të drejtave të autorit merr dritën jeshile nga vendet anëtare

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Prill 2019
0
Rregullat e reja janë dizajnuar për të sjellë rregullim të të drejtave të autorit në një epokë dixhitale duke i bërë portalet më përgjegjëse për përmbajtjet e ngarkuara në sajtet e tyre. Ligji i ri i të drejtave të autorit merr dritën jeshile nga vendet anëtare

Pasi mori dritën jeshile nga Parlamenti Evropian muajin e kaluar, ligji kontrovers i të drejtave të autorit kaloi pengesën e fundit duke marrë mbështetjen dhe aprovimin e vendeve anëtare.

Rregullat e reja janë dizajnuar për të sjellë rregullim të të drejtave të autorit në një epokë dixhitale duke i bërë portalet më përgjegjëse për përmbajtjet e ngarkuara në sajtet e tyre.

Një total prej 19 vendesh anëtare të Këshillit të Evropës përfshirë Francën dhe Gjermaninë votuan në favor të direktivës.

Italia, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Finlanda dhe Suedi votuan kundër direktivës ndërsa Belgjika, Estonia dhe Sllovenia abstenuan.

Vendet anëtare tashmë kanë afat prej 24 muajsh për të aplikuar direktivën e re në legjislacionit e tyre kombëtare.

Në rregullat e reja, YouTube, Facebook, Instagram dhe rrjete sociale të ngjashme duhet të marrin licencë nga autorët e përmbajtjeve që publikohen në platformat e tyre.

Gjithashtu detyrohen të mbikëqyrin materialin dhe të aplikojnë filtra për të shmangur shkeljet. Kritikët, përfshirë Google, i frikësohen se direktiva mund ta shndërrojë uebin në një qytet fantazmë.

Aktivistët nga ana tjetër thonë se me këtë Evropa ka hapur rrugë censurës dhe cenuar forma të ndryshme të shprehjes online, nga GIF deri tek memet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shënjestra e radhës së Bashkimit Evropian janë platformat dhe publikuesit e video lojërave

Lajmet e fundit>