Softuer

LimeWire është ringjallur në heshtje: Është kthyer përsëri!

Publikuar , 10 Nëntor 2010
0
LimeWire është ringjallur në heshtje: Është kthyer përsëri!

Sipas faqes TorrentFreak, një “ekip zhvillues sekret” qëndroi besnik në klientin e bazuar në Gnutella edhe pasi që krijuesit e tij mbyllën dyert për kohë të pacaktuar në sajë të asaj gjëje pak të bezdisshme të quajtur ligji i autorit.

Një burim anonim i dha TorrentFreak kuotën e mëposhtme:

“Më 26 tetor, zhvilluesit e mbetur të LimeWire ishin detyruar të mbyllin serverët e kompanisë dhe të modifikojnë sistemin e aplikacionit për ta dëmtuar rrjetin Gnutella. Ata pastaj vendosën ta ndërprejnë punën.”

“Menjëherë pas një kohe të shkurtër, një turmë e disa majmunëve piratesk, u ngjitën në bordin e anijes së braktisur, rregulluan velat e saj, lëmuan topat e saj, dhe e liruan atë të lirë në komunitet.”

Versioni i ri i LimeWire, i njohur si LimeWire Pirate Edition (LPE) është tani duke qarkulluar si shkarkim në zona siç janë BitTorrent. Bazuar në LimeWire 5.6 beta, LPE ka qenë edhe e përmirësuar nga Frankenshtajnët e tij të fshehtë – Ask toolbar është ndarë, të gjitha serverat e nevojshëm të LimeWire LLC janë hequr, dhe të gjitha tiparet e LimeWire Pro janë aktivizuar pa pagesë.

Sipas burimit, “majmunët piratesk po e bëjnë këtë për të mirën e komunitetit dhe adhuruesve”, kështu që nuk ka adware dhe spyware në LPE.

LimeWire është mbyllur zyrtarisht më 26 tetor, pasi një gjykatës federal e gjeti atë fajtor për ndihmën e përdoruesve që kanë kryer shkelje të ligjit të autorit në një “shkallë masive”.Gjykatësi federal Kimba Wood, gjeti kompaninë LimëWire LLC, dhe themeluesin e saj, Mark Gordon, përgjegjës për shkeljen e të drejtave autoriale. Rasti vazhdon në janar të vitit 2011, kur dëmet pritet të arrijnë një total prej 1 miliard dollarëve./pcworld.al

LEXO EDHE:  Një dyqan alternativ aplikacionesh në iOS nuk bllokohet dot nga Apple

Lajmet e fundit>