Harduer

Lindja e Megazoom

Publikuar , 10 Nëntor 2008
0
Lindja e Megazoom

Me aparatet dixhitale point-and-shot me madhësi xhepi, që po arrijnë kulmin, krijuesit e aparateve dixhitalë janë kthyer në laboratorët e tyre R&D, me një gjeneratë të re hibridësh, të përzier me një vizion superior. Këto kamera përziejnë kontrollet e thjeshta të modeleve me madhësi xhepi, me optikë të cilësisë së lartë dhe tipare të avancuara, ofruar zakonisht vetëm në aparatet dixhitalë me lente. Ajo çka i veçon këta aparat digjitalë është superzmadhimi.

Këto modele veçohen për lentet e mëdha dhe zoom optik me fuqi të madhe. Gjithashtu mund të kontrollosh manualisht rregullimet ISO, shpejtësinë e hapjes dhe mbylljes së objektivit. Por mos prisni të fusni në xhep ndonjë nga këta gjigantë. Për t’i transportuar duhet një çantë profesionale aparati apo në ndonjë çantë kampingu. Kemi testuar gjashtë megazoom të rinj, nga Canon, Casio, Fuji, Olympus, Panasonic dhe Sony. Modeli i Canon është i vitit 2007, sepse kompania ende nuk ka nxjerrë versionin e përmirësuar për vitin 2008. Një tjetër bashkëkonkurrues, Coolpix P80 i Nikon është lançuar shumë vonë për t’iu nënshtruar testeve tona. Shumica e aparateve megazoom kanë shtuar stabilizimin e imazhit në lentet e tyre, funksion që përdoret kur afroni ndonjë objekt të largët. Sa më i madh të jetë zmadhimi, edhe lëvizja më e vogël e turbullon fotografi në. Edhe me stabilizim të fotografi së, për të kapur foto të qarta duhet të përdorni një tripod, veçanërisht kur nuk ka dritë të mjaft ueshme. Doni të keni opsione të përparuara? Slow motion në Casio Exilim Pro EX-F1 bën 60 fotografi me rezolucion të plotë në sekondë dhe video me rezolucion më të ulët, me 1200 imazhe (frames) në sekondë. Modeli EX-F1 mund të regjistrojë gjithashtu video të cilësisë së lartë 1080i, gjë që e bën një hibrid të mrekullueshëm mes aparatit dhe kamerës digjitale. Përgjigjja e megazoom (shpejtësia me të cilën aparati merr fotografi në pasi shtypni butonin e shkrepjes), ka pak vonesa në reagimin e dritës SLR. Sidoqoftë, këta aparate digjitalë të mëdhenj point-and-shoot mundësojnë përjetimin e ndjenjës së përdorimit të SLR dixhital dhe realisht bëjnë shumë punë.

Modeli Olympus SP-570 ofron kontroll intuitiv dhe një numër të madh veçorish, si për fillestarët, ashtu edhe për profesionistët.

 

Olympus SP-570 UZ
Megazoom i Olympus, që kushton 500$, ka marrë pikët më të shumta gjatë testimit të gjashtë aparateve dixhitale që kemi provuar gjatë këtij grumbullimi. Me zmadhim 20X, fotot e bëra nga 9 metra largësi duken si të jenë bërë vetëm disa hapa larg objektit. Fushëveprimi i modelit SP-570 UZ është magjepsës; me shtrirje nga 26mm deri në 520mm. Është i shkëlqyer për të bërë fotografi me kënd të gjerë dhe fotografi shumë afër objekteve. Vigani me zoom të lartë nuk është një aparat i thjeshtë vetëm me një buton. Ka një zoom servo të kontrolluar, 23 skena të ndryshme fotografi mi, rregullim manual ISO, hapje dhe mbyllje e lenteve, rregullim të fokusit dhe një udhëzues, që do t’ju drejtojë gjatë procesit të fotografi mit. Katër butona për funksionet bazë janë vendosur në anën e majtë të ekranit 2.7 inç. Pesë butona shtesë përbëjnë një panel drejtimi që kontrollon fl ashin dhe autoshkrepjen. Mund ta rregulloni zmadhimin e kontrolluar me servo, duke rrotulluar unazën e lentes, ku një motor i vogël lëviz lentet. Zbulova se lëvizja e lenteve nuk është e njëjtë me rrotullimin e unazën dhe m’u desh pak kohë deri sa u mësova me të. Në dritë të ulët, autofokusi skanon nga njëra anë në tjetrën, duke provuar të qartësojë imazhin. Disa herë iu deshën deri në 2 sekonda për t’u fokusuar në një pikë fokale, por në dritë, fokusimi i iESP Olympus, punoi shumë mirë dhe prodhoi fotografi të qarta edhe me zoom maksimal, të ndihmuar nga stabilizimi i fotografi së i integruar në lente.

 

 

Canon Power Shot S5 IS vjen me lente me zoom optik 12X, mikrofon stereo dhe një LCD që rrotullohet dhe kthehet nga të gjitha aët

 

Canon PowerShot S5 IS
Është aparati më i vjetër me zoom të lartë në këtë përmbledhje. Thuajse një dinozaur! Ashtu si dhe kundërshtarët e vet të vitit 2008, Power Shot S5IS i Canon, i hedhur në shitje në maj 2007, i ngjan një SLR-je të vogël në pamje dhe prekje. Zmadhimi i tij optik shkon deri në 12X. Modeli S5IS vjen me stabilizim të shkëlqyer optik të fotografi së. Ky tipar funksionoi në mënyrë brilante, përveç rastit kur u përdor zmadhimi maksimal, ku dhe filloi turbullimi i fotografi së. Teknologjia e gjetjes së fytyrës është një veçori e mençur, por ndonjëherë është më e lehtë ta bësh fokusin manualisht. Aparati ka tiparet bazë për videoeditim, bashkim të fotografi ve panoramike dhe rregullim të ngjyrave e dritës, për fotografi me në dritë të fortë. Doreza e fortë ofron një mbajtje të qëndrueshme me qasje të lehtë në çdo kontroll, si me gishtin tregues, ashtu dhe me gishtin e madh. Një buton i përshtatshëm për regjistrim video gjendet afër butonit për fotografi m dhe një buton i zgjuar lejon të kaloni përmes menysë së aparatit. Kontrolli i vetëm që nuk më ka pëlqyer, ka qenë unaza për fokusim manual. Ekrani LCD që hapet, në modelin S5 IS, është një plus fantastik. Është i madh, i ndritshëm, i qartë dhe plotësisht i lëvizshëm. Ky është një tipar fantastik, sepse kuadri tregues elektronik shfaq se si do të duket fotografi a. Është i bukur por edhe më i madh se ai i kundërshtarëve të tjerë. Zoom 12X është i shpejtë dhe i qetë. Edhe autofokusi është energjik; përveç në rastet e zmadhimit maksimal. Cilësia e fotografi së ndryshon. Fotografi të e mira ndonjëherë kishin disa paqartësi mbi nivelin ISO. Përveç kësaj, kam gjetur disa pjesë të turbullta në pjesët periferike të disa fotografi ve të bëra. Përveç paisjes së menysë me funksione të nevojshme dhe opsione kryesore, S5 IS ka disa tipare “vetëm sa për t’i pasur”, të cilat thjesht e mbushin menynë. Për çdo tipar të mrekullueshëm që ofron, stabilizim fotografi e dhe mikrofon stereo, ka edhe prej atyre që mungojnë, si p.sh. unaza për fokus manual, përkrahja për skedarët RAW, etj. Por e mira e mund të keqen dhe modeli S5 IS është një aparat dixhital i mirë për amatorët ambiciozë.

LEXO EDHE:  Intel prezantoi procesorët 10nm Ice Lake

 

Panasonic Lumix DMCFZ18K ofron lente me kënd të gjerë, me një çmim të mirë: 350$.

Panasonic Lumix DMC-FZ18K Lumix DMC-FZ18K, me çmim 350$, nuk ka kënde në lente. Ofron 18X zoom optik, lente të gjëra 28mm dhe shumë kontrolle manuale, me një çmim të mirë. Fotografët amatorë mund të mësojnë artin e shkrepjes së fotografi ve të shkëlqyera, duke luajtur me rregullimin manual të këtij aparati digjital, me rezolucion 8.1 megapiksel. Është shumë i përshtatshëm për fi llestarët, falë 18 skenave të ndryshme dhe modulit për autoshkrepje. Lentet me kënd të gjërë Leica, të modelit DMC-FZ18K, nuk janë aty vetëm për zoom, por ofrojnë më shumë. Largësia fokale zgjerohet nga 28mm në 504mm dhe lejon të bëhen fotografi të shkëlqyera të ushqimeve apo foto nga afër të insekteve. Kamera është e ndërtuar për komfort dhe madhësia përshtatet shumë mirë në dorën e fotografi t. Peshon më pak se gjysmë kilogrami. Në vende të izoluara, cilësia e fotografi ve më ka impresionuar, por është radhitur afër fundit në testet tona, duke fituar pak pikë për cilësinë edhe blicin e madh, që del nga brenda aparatit. Jetëgjatësia e baterisë ishte dëshpëruese. Modeli DMC-FZ18K ka kaluar vetëm Canon PowerShot S5 IS dhe Sony Cybershot DSC-H50. Në testet tona, bateria rimbushëse e Panasonic me litium-hekur, bëri vetëm 420 fotografi me një mbushje, në krahasim me 500 fotografi që kanë bërë aparatet tjerë të ngjashëm. Modeli DMC-FZ18K ka mundësinë e gjetjes së portretit, por kjo mundësi nuk dha ndonjë rezultat spektakolar gjatë testimeve. Ndonjëherë dështonte të gjente fytyrën e personave në dritë të dobët. Një tjetër mangësi ishte stabilizimi optik i fotografi së. Nuk punon mirë edhe nëse shkrepja e aparatin bëhet nga moduli automatik. Përveç kontrolleve manuale dhe lenteve me kënd të gjërë, DMC-FZ18K ka edhe disa opsione për fotografë profesionistë dhe editorë fotografi sh. Bën foto në formatin RAW, por duhet pasur parasysh se madhësia e këtyre fotografi ve është gjashtë herë më e madhe se JPG, pra planifi koni të blini një kartë SD me madhësi të konsiderueshme. Lumix DMC-FZ18K ofron mjaft për çmimin që ka, veçanërisht nëse doni lente të shkëlqyera dhe një kurs për përdorues fi llestarë, për rregullimet manuale të aparatit. Nëse cilësia e fotografi së është në krye të dëshirave tuaja, atëherë do të preferonit Olympus SP-570 UZ ose Sony Cyber-shot DSC-H50.

LEXO EDHE:  Inagurohet në Tiranë qendra laboratorike e inovacionit ICTSlab, sjell kurrikulat e kodimit dhe robotikës më të avancuara ndërkombëtare

Sony Cyber-shot DSC-H50

Fuqia e DSC-H50 fi llon me lentet për zoom, Carl Zeiss, 15X, që është e barabartë me maksimumin e 35mm deri në 465mm; mbresëlënëse për madhësinë dhe peshën e aparatit; vetëm 450 gram. Gjatë testimit në rrugë, lentet hapen për botën e objekteve që në raste tjera do të ishin shumë të largëta për t’u kapur nga aparati im i zakonshëm. Përdora teleobjektivin shpesh në këmbë, duke përdorur ekranin LCD të lëvizshëm; një tjetër tipar i mrekullueshëm. Stabilizimi i fotografi së tek Sony i dha shumicës së fotografi ve shumë qartësi edhe me lente të zmadhuara deri në 15X, në një ditë të vranët. Mundësitë manuale të DSC-H50 përfshijnë prioritetet e hapjes së lenteve, shpejtësinë e fotografi mit dhe rregullim të plot tipareve në mënyrë automatike, si dhe rregullimin e ekspozimit, ngjyrave dhe balancimit të dritës. Mund të zgjidhni dhe mundësinë e reduktimit të gabimeve, që aplikohet te fotot nga ky aparat. Dy tipare që më pëlqyen më shumë ishin rregullimi i blicit dhe butoni për matjen e dritës. Zvogëlimi i intensitetit të blicit ndikonte në kapjen e fotografi ve më të mira në ambiente të mbyllura. Butoni për matjen e dritës, i vendosur pas butonit të shkrepjes, e bën më të lehtë ndërrimin e skenave. Modeli DSC-H50 ka edhe shumë virtyte tjera. Në testet tona laboratorike ka marrë aq pikë sa edhe konkurrentët e tij, për cilësinë e fotografi së, veçanërisht në mprehtësinë e imazhit.

Paneli i kontrollit, shumë i përshtatshëm, e bën shumë të lehtë qasjen te funksionet manuale dhe 12 skenat e fotografi mit. Ky aparat bën fotografi të shkëlqyera nga afër dhe video të mrekullueshme për klasin e vet, me rezolucion 640 me 480 piksel, me 30 fps. Më në fund, ky aparat ka edhe një sensor të qeshjes! Kapja e fotografi së kur të gjithë janë duke buzëqeshur është shumë zbavitëse. Por DSC-H50 ka dhe disa mangësi. LCD prodhon fotografi që lëkunden kur lëvizet ekrani dhe kohëzgjatja e baterisë është shumë e ulët. Në testet laboratorike ka bërë 291 foto me një mbushje të baterisë. Në terren ky është numër ishte shumë më i vogël. Shumica e butonave janë vendosur në mënyrë logjike, por ndjeshmëria e butonit të shkrepjes nuk ishte ajo që duhet. Edhe pse DSC-H50 ka disa mundësi të përparuara fokusimi, duke përfshirë gjetjen e fytyrave të fëmijëve dhe të rriturve, aparati ndonjëherë nuk fokusohej aty ku dëshiroje dhe nuk merrte fotografi në ashtu si doja. Gjithashtu nuk ngela i kënaqur me shpejtësinë e ndezjes të aparatit. Përgjithësisht, modeli DSC-H50, më ka lënë përshtypje të mira, veçanërisht me lentet 15X dhe LCD lëvizës. Eliminoni mangësitë, apo injoroini, dhe do të keni një aparat digjital të fortë për 350$

 

Fujifilm FinePix S8100fd

Fujifi jm FinePix S8100fd me çmim 400$, me lentet e fuqishme 18X, mbulon një seri të gjërë, të barabartë me 27mm deri në 486mm, si në një aparat me fi lm, duke mundësuar fotografi me kënd të gjerë dhe mundësi ekstreme me teleobjektiv, në një njësi kompakte. Këndi i gjerë ishte i shkëlqyer për të bërë fotografi në natyrë, ndërsa teleobjektivi i gjatë lejonte afrimin ekstrem te gjallesat. Sistemi i ndarë në dy pjesë i stabilizimit të fotografi ve ishte efektiv në reduktimin e paqartësive te fotografi të me zoom dhe fotografi min e zogjve në fl uturim. Së bashku me gjetjen automatike të fytyrës dhe shmangien automatike të “syve të kuq”, aparati ofron balancim të ekspozimit, rregullim të hapjes dhe mbylljes së syri të aparatit dhe kontroll të plotë manual të fokusit dhe ekspozimit. Përveç diapazonit të ulët të ekspozimit, i cili zgjerohet nga F 2.8 në F 8.0, aparati është i orientuar drejt fotografi ve të mëdha. Do desha të mundja të reduktoja këto rregullime vetë, për të arritur një fokus më të thellë në fotografi të e bëra. Cilësia e ngjyrave ishte disi zhgënjyese. Bari dhe pemët e gjelbra shpesh dukeshin jonatyrale. Nga ana tjetër, S8100fd ka arritur rezultatet të mira në testet tona laboratorike, ku testuesit kanë raportuar se kanë parë riprodhim të mirë të ngjyrave. Saktësia e ekspozimit ishte e jashtëzakonshme në dritë natyrale, por më pak mbresëlënëse me blic. Fotografi të tjerat. Kombinimi i ndihmës së automatizuar dhe rregullimi manual nga përdoruesi, e bën S8100fd një aparat të mirë për të gjitha rastet.

LEXO EDHE:  Syze të realitetit të shtuar me palosje, Samsung ka një plan

 

Casio Exilim Pro EX-F1

Fotot që kapin goditjen e topit apo pikat e ujit që ngrihen nga pishina, kapen shumë lehtë me EX-F1. Bën deri në 60 foto në sekondë dhe ka disa mënyra për ta kërkuar këtë mundësi. Në një stadium bejsbolli më pëlqeu se si aparati pararegjistroi fotografi të kur shtypa deri në gjysmë butonin e shkrepjes. EX-F1 i ruan fotografi të vetëm kur shtypni pullën deri në fund. Nëse gjuajtësi i topit nuk qëllon, unë e lëshoj butonin dhe provoj për ndonjë foto më të mirë pa e ruajtur fare. Kur bën fotografi në e duhur, mund të rishikosh sekuencat në ekranin e ndritshëm LCD, 2.8 inç, duke ruajtur sekuencat më të mira. Shpesh arrita të shoh gjuajtjen tjetër, sepse isha duke zgjedhur fotografi të apo duke pritur që 60 sekuencat të kopjoheshin në kartën SDHC. Filmimi i videove është kënaqësi. EX-F1 regjistron video në standard të thjeshtë dhe 1080i HD. Në konfi gurimin me shpejtësi të lartë, mund të bëni fotografi me rezolucion të reduktuar dhe deri në 1200 fps, por 300 fps është mjaft për të regjistruar gjuajtësin duke hedhur topin e bejsbollit. Fotografi a stabilizohet dhe 12X zoom është i shkëlqyer për sporte, por lentet me kënd të gjerë janë të ngushta për foto me skenarë dramatikë dhe portrete të mëdha familjare. Së bashku me gjetjen automatike të fytyrës, EX-F1 ka një komplet të moduleve manuale. Flashi i inkuadruar ka dy burime drite, strobe dhe LED, për fotografi të vazhdueshme. Mund të vendosni edhe një blic shtesë mbi aparat nëse duhet. Aparati përshtatet mirë në dorë edhe pse shpesh gabimisht mund të prekësh tri butonat në anën e majtë të lenteve. Më pëlqen sepse mund të konfi gurosh unazën rreth lentes për të rregulluar fokusin, zmadhimin, apo shpejtësinë e ndërrimit të fotove. Nuk më pëlqejnë ekranet dixhitale për të bërë fotografi , por ekrani i vogël i EX-F1 është i përshtatur mirë. Rezolucioni 6 megapiksel duket i ulët, por është një premtim i mirë për të arritur imazhe të bukura. Cilësia e fotografi së mori pikë të mira në testet tona laboratorike, duke shfaqur ekspozim të mirë dhe pengesa të pakta në fotografi . Bateria litium-hekur ishte e mjaft ueshme për 500 fotografi testuese. Me çmimin 1000$, Casio EX-F1 nuk është i lirë. Por për fotografi në sport dhe natyrë, ku duhen fotografi të cilësisë së lartë, ky megazoom premtues mund t’ia vlejë çdo cent.

 

Cili është aparati dixhital që ju duhet?

Aparatet megazoom nuk kanë dalë nga vakumi ekonomik, por si pasojë e nevojës së bizneseve dhe individëve për një kombinim tiparesh. Sikurse edhe aparatet point and-shoot, aparatet megazoom janë shumë më të lirë se aparatet SLR. Përveç çmimit kanë edhe përparësi tjera. Janë të lehtë për t’u përdorur, më pak të rëndë në peshë dhe bëjnë fotografi të shkëlqyera. Aparatet 10-megapiksel CCD në disa modele lenë vend për zmadhim të fotografi së ku mund të shkoni përtej zmadhimit optik dhe të përdorni zoom dixhital. Këto aparate mund të bëjnë edhe video, funksion që SLR nuk e kanë.Mangësia më e madhe e megazoom është madhësia e tyre. Edhe pse nuk është aq dramatike, nuk janë të përshtatshëm për t’u mbajtur me vete. Kujt i duhet një megazoom?

Inspektorët e shtëpive, kontraktorët, agjentët e sigurimeve, si dhe agjentët e pronave të patundshme, që u nevojitet të marrin pamje nga larg, për shembull, të fotografojnë një prishje në çati, duke anashkaluar shkallët. Shumica e modeleve ofrojnë një shërbim që ju mundëson të vendosni lentet disa centimetra larg objektit. Siguruesit e veturave mund ta përdorin këtë mundësi për të fotografuar kilometrat e bëra në kroskotën e veturës. Natyra dhe gjallesat janë fotografi të që i përshtaten funksioneve të një megazoom. Kur të fotografoni ndonjë kafshë që trembet apo është e rrezikshme, mund të mbani një distancë të sigurt dhe të bëni fotografi të mira. Një gjë me të cilën aparatet megazoom luftojnë është stabilizimi i imazhit. Edhe pse disa modele kanë të integruar stabilizimin e imazhit, nuk mund të vareni vetëm te kjo për të pasur fotografi të qarta, kështu që tripodi është i domosdoshëm.

POINT-AND-SHOOT, MEGAZOOM, APO DIGITAL SLR

Lajmet e fundit>